Do të vazhdojnë edhe sonte takimet e ndërmjetësuara nga Naim Rashiti dhe të mbështetura nga faktori ndërkombëtar.‘Indeksonline’, mëson se takimi i radhës do të mbahet sonte nga ora 18:00, në një nga lokalet e kryeqytetit. Prezent në këtë takim pritet të jenë nga dy përfaqësues të pesë partive më të mëdha parlamentare .Takimi i fundit ishte mbajtur para dy jave në Tiranë. Në këto takime po diskutohet për çështjet si demarkacioni, asociacioni, ushtria dhe zgjedhjet.
Burimi: http://indeksonline.net/lajmet/rashiti-ben-bashke-serish-poziten-dhe-opoziten-74625/