Konferenca: Grupi i Grave Deputete: Rritja e ndikimit në politikë-bërje dhe përkrahjes publike

19 shkurt 2020 – Grupi për Ballkan organizoi konferencën përmbyllëse në kuadër të projektit “Fuqizimi i grupit të Grave  deputete përmes zhvillimit rajonal dhe bashkëpunimit me median”, financuar nga Fondi i Kanadasë për Iniciativat Lokale (CFLI). Konferenca ishte një përmbyllje e një numri aktivitetesh që Grupi për Ballkan organizoi me gratë deputete, anëtare të Asamblesë Komunale dhe median.

Aktivitetet përfshinë konsultime rajonale midis grave deputete dhe anëtarëve të Asamblesë Komunale në shtatë rajonet kryesore të Kosovës. Për më tepër, Grupi për Ballkan organizoi një punëtori me gratë deputete, anëtarët e Asamblesë Komunale dhe mediat për të përmirësuar bashkëpunimin e tyre në mbulimin e aktiviteteve të grupeve të grave.

Diskutimet kishin për qëllim zhdukjen e hendekut të komunikimit në mes të grave vendimmarrëse në këto nivele të ndryshme për të promovuar një kulturë të koordinimit të politikave në lidhje me hartimin e politikave me përgjegjësi gjinore.

Konferenca përfundimtare mblodhi gratë deputete nga Kuvendi i Kosovës, gra anëtare të Asamblesë Komunale në tërë Kosovën, përfaqësues të mediave, shoqërisë civile dhe donatorët. Qëllimi i konferencës ishte të paraqiste një numër rekomandimesh që Grupi për Ballkan nxorri nga aktivitetet e projektit. Këto rekomandime kërkojnë vëmendjen e institucioneve qeveritare, agjencive të pavarura dhe krijuesve të politikave në të gjitha nivelet në mënyrë që të forcojnë rolin e grave në vendimmarrjen politike si dhe krijimin e një mjedisi më të favorshëm për integrimin gjinor.

Konferenca pati fjalime kryesore nga Sh.S. Znj Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Sh.T Z. Alan Bowman, Ambasadori i Kanadasë në Kroaci dhe Kosovë dhe Znj. Jenny Stenberg Sørvold, Zëvendës- Ambasadore, Ambasada Mbretërore Norvegjeze në Kosovë. Në përputhje me rekomandimet e Grupit për Ballkan Sh. S. Znj. Vjosa Osmani argumentoi se “përveç dimensionit politik, institucionet publike duhet të ofrojnë mbështetje për gratë për të eliminuar të gjitha barrierat që parandalojnë angazhimin e tyre profesional politik”.

Sh. T. Z. Alan Bowman theksoi mbështetjen e Kanadasë për fuqizimin e grave përmes financimit të ndërhyrjeve siç është projekti i Grupit për Ballkan. Ambasadori pohoi se “administratat shtetërore që përfshijnë më shumë gra kanë tendencë të sillen më profesionalisht”.

Znj. Jenny Stenberg Sørvold foli mbi përkushtimin e Norvegjisë për krijimin e politikave të barabarta gjinore brenda vendit dhe ndikimin e saj ndërkombëtar. Ajo argumentoi se “Kosova duhet të ndjekë hapat e Norvegjisë në avancimin e barazisë gjinore”.

Konferenca përfundoi me panelin e titulluar “Fuqizimi i rolit të grave në vendimmarrje dhe implementimit të politikave”. Paneli u moderua nga gazetari i njohur Z. Adriatik Kelmendi dhe priti gra përfaqësuese politike si: Znj. Fatmire Mulhaxha-Kollçaku nga LVV, Zonja Lirije Kajtazi nga LDK, Zonja Blerta Deliu-Kodra nga PDK, Zonja Teuta Haxhiu nga AAK , dhe Znj. Mirlinda Sadiku, Anëtare e Asamblesë Komunale nga Vitia.

Znj. Kollçaku dhe Znj. Deliu ranë dakord se prania e grave në faza të ndryshme ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Deputetet thanë se në zgjedhjet e fundit ka pasur një avantazh në përcaktimin e grave pozita më të larta.

Znj. Teuta Haxhiu theksoi se “Anëtarët e asamblesë janë themeli i trajtimit të çështjeve madhore. Baza duhet të jetë e fortë q

Kur u pyet për çështjet nga këndvështrimi i një anëtari të asamblesë, znj. Mirlinda Sadiku, përsëriti se sa e rëndësishme ishte që ‘kartat’ politike të largoheshin kur bëhet fjalë për këtë çështje të rëndësishme. 
ë problemet që rrjedhin nga niveli lokal të arrijnë atë qendrore. “

Znj. Lirije Kajtazi vuri në dukje se pasi që gratë kontribuojnë në paqe në përgjithësi do të ishte mirë të vendoset potenciali në reforma të ndryshme, prandaj duhet të jemi të përkushtuar në respektimin e ligjit për barazi gjinore.

Diskutimi në panel përfshiu një numër rekomandimesh të paraqitura nga Grupi për Ballkan. U përqendrua në mënyrë thelbësore në rekomandimet e Grupi për Ballkan për forcimin e demokracisë së partive të brendshme përmes kuotës gjinore brenda strukturave vendimmarrëse të partive politike. Të gjithë panelistët u pajtuan që partitë e tyre politike mund të bëjnë më shumë në promovimin e fuqizimit të grave brenda vendimmarrjes ekzekutive. Ata theksuan se roli i grave në nivel kombëtar mund të forcohet vetëm pasi partitë të bëjnë reformat e nevojshme

Projekti  “Fuqizimi i rolit të grupit të grave deputete përmes bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit të marrëdhënies me mediat”” është financuar nga Fondi i Kanadasë për Iniciativa Lokale (CFLI) – një iniciativë e Qeverisë së Kanadasë.









 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

🎉Celebrating the 10th anniversary of impactful work, the Balkans Group has been at the forefront of addressing Kosovo's and the region’s most pressing challenges.

Through supporting peace, fostering dialogue between Kosovo and Serbia, strengthening institutions, advancing…

4

Load More