Lansimi i Projektit “Avancimi i institucioneve të Kosovës, demokratizimi dhe bashkëpunimi rajonal”

23 janar 2019 – Grupi për Ballkan (BPRG) ka lancuar projektin “Avancimi i Institucioneve të Kosovës, Demokratizimi dhe Bashëpunimi Rajonal” i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë. Projekti dyvjeçar synon një gamë të gjerë të akterëve të cilët mund të ndikojnë në ndryshime pozitive, siç janë qeveritë, partitë politike, shoqëria civile dhe mediat. Lansimi ishte një mundësi e mirë për të gjithë përfituesit dhe bashkëpunëtorët të kuptojnë më mirë objektivat kryesore dhe rëndësinë  e projektit.  

Projekti synon të avancojë agjendën evropiane për Kosovën nëpërmjet forcimit të institucioneve, demokratizimit dhe bashkëpunimit rajonal me pjesëmarrjen e shoqërisë në të gjitha nivelet. Ky projekt dyvjeçar synon përfshirjen e gjerë të palëve të interesit që mund të ndikojnë në ndryshimet shoqërore si qeveria, partitë politike, shoqëria civile dhe mediat.

Ngjarja poashtu u ofroi aktërëve te ndryshëm shpalosjen e qasjes strategjike dhe pgrogramore të Grupit të Ballkanit. Duke pasur parasysh misionin e saj, Grupi për Ballkan është i përkushtuar që vazhdimisht të rishikojë metodologjinë e saj për të pasqyruar zhvillimet më të fundit që ndikojnë në përpjekjet e Kosovës për ndërtimin e institucioneve dhe konsolidimin demokratik, bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe integrimeve drejt BE-së, si dhe ndryshimin e politikave.

Ngjarja priti deputetë të kuvendit, zyrtarë të qeverisë, politkës, pjesëtar të shoqërisë civile, akademisë, ekspertë, donator, ambasadorë dhe diplomatë. Ambasadori Norvegjez Per Strand Sjaastad, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Nënkryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës (LDK) Lutfi Haziri mbajtën fjalë rasit dhe prezantuan mendimet e tyre për rëndësinë e projektit, politikëbërjës gjithëpërfshirëse me qëllim të konsolidimit më të tutjeshëm demokratik të Kosovës.

Naim Rashiti foli për rëndësinë e projektit, si dhe mbështetjen e madhe që qeveria norvegjeze i jep Grupit për Balkan dhe programeve të saj. Ai vuri në dukje se “për disa vite, BPRG ka punuar me institucionet në disa fusha, aktivitetet kryesore e të cilave ndërlidhen me agjendat politike dhe reformat, veçanërisht në Agjendën e Reformave Evropiane….Sot ne kemi nisur një program të ri me ndihmën e Ambasadës Norvegjeze. Kontributi ynë është komplemnetar për zhvillimin e këtyre agjendave. Qeveria e Norvegjisë i ka dhënë mbështetje të madhe Grupit për Balkan për të përmbushur misionin e vet. Gjatë këtij projekti do të bashkëpunojmë ngushtë me të gjitha institucionet. ”

Ambasadori Per Strand Sjaastad, në fjalën e tij,  adresoi sfidat kryesore në konsolidimin bashkëkohor demokratik të Kosovës dhe rolin e projektit në adresimin e mangësive ekzistuese. Duke përshkruar elemente të ndryshëm dhe të rëndësishëm si “udhëheqës politik të përgjegjshëm dhe të besueshëm, përfshirjen e grave dhe të rinjve në vendimmarrje, mbërritja efikase e marrëveshjeve, konsensusin në mes partive politike dhe reformat afatgjata dhe të qëndrueshme”, ambasadori Sjaastad vuri në dukje se “rreziku i dështimit për të ofruar stabilitet dhe përparim për qytetarët  është shumë më i madh në qoftë se këto parime themelore nuk përmbushen “.

Poashtu, Ambasadori Stjaastad shprehu mbështetjen e tij për punën e Grupit të Ballkanit gjatë gjithë partneritetit. Ai vuri në dukje se “Grupi i Ballkanit luan një rol të rëndësishëm në promovimin e progresit dhe zhvillimeve në Kosovë në dobi të të gjithëve. Grupi i Ballkanit merr një qasje të gjerë dhe holistike në dialog edhe përmes lehtësimit të takimeve të dialogut, trajnimeve, raporteve hulumtuese, grupi i Ballkanit ofron këshilla për politikëbërësit kryesorë.”

“Jam shumë i kënaqur që projekti i nisur sot nga Grupi i Ballkanit do të merret me të gjitha parimet e lartpërmendura” dhe si i tillë “projekti i ri i paraqitur këtu me mbështetjen e Norvegjisë ka të bëjë me forcimin e institucioneve, demokratizimin, dialogun dhe bashkëpunimin rajonal “, konkludoi ambasadori Stjaastad.

Kryeministri Ramush Haradinaj gjithashtu theksoi rëndësinë e projektit në kontekstin e çështjeve më të theksuara të Kosovës. Ai theksoi se “ky projekt që është nisur sot, besoj se ka rëndësinë e vet, sepse, duke patur parasysh dinamikën e qëllimeve kombëtare, ne shpesh i humbim elementet më të rëndësishme që janë të domosdoshme për jetën tonë, si krijimi i një platformë të qëndrueshme përmes dialogut midis partnerëve, partive politike, akterëve të tjerë dhe shoqërisë në tërësi “.

Njëkohësisht, Kryeministri mori në konsideratë rolin e Grupit të Ballkanit në promovimin e dialogut të brendshëm. Si i tillë, Kryeministri u shpreh se “Grupi i Ballkanit ka punuar për të sjellë akterët kryesor politik dhe udhëheqës partiak në tryezën e negociatave për të promovuar një dialog të brendshëm mes nesh dhe shoqërisë sonë”

Kryeministri Hardinaj theksoi rëndësinë e përqëndrimit në zbatimin efikas të vendimeve dhe politikave, duke vënë në dukje se “ndërsa Kosova ka shumë sfida, është e vërtetë që stagnimi në zbatim është ndër më të rëndësishmit.” “Megjithatë, duke punuar së bashku siç jemi sot, me ndihmën e Norvegjisë dhe këtij projekti, besoj se mund të lëvizim drejt një zbatimi më efektiv”, pohoi më tej Kryeministri.

Në mënyrë të ngjashme, Lutfi Haziri shprehu mirënjohjen e tij për punën e Grupit të Ballkanit duke thënë se “gjatë gjithë vitit të fundit Grupi i Ballkanit ka punuar vazhdimisht për të sjellë së bashku udhëheqësit politikë për të trajtuar boshllëqet në dialogun e brendshëm, i cili është thelbësor për ndërtimin e konsensusit jo vetëm për institucionet dhe liderët tanë, por edhe për shoqërinë tonë në tërësi “.

z. Haziri  kërkoi bashkëpunim më të madh ne mes akterëve kryesor në promovimin e politikave vitale për vendin. Duke diskutuar rëndësinë e platformave të përbashkëta, z. Haziri vuri në dukje se “ne si përfitues të projektit të Grupit Ballkanik, duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të bashkëpunuar për të i zjgidhur të gjitha qështjet e rëndësishme për akterët politke dhe vendin”. “Ne duhet të dakordohemi për një listë të përbashkët të agjendave që duhet të zbatohet”, konkludoi nënkryetari i LDK-së Haziri.

Programi i Ri me Ambasadën e Norvegjisë përfshinë 5 komponentë:

  1. Zgjerimi I konsensusit politik dhe intensifikimi I dialogut mes subjekteve kryesore parlamentare, përfshirja e grave, të rinjve, komuniteteve dhe shoqërisë civile
  2. Trajnime specifike për të rinjtë e forumeve dhe subjekteve politik
  3. Mbështetje dhe përkrahje për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë
  4. Mbështetje për avancimin e marrëdhënieve bilaterale ne rajon, sidomos përmasimin e tyre me Bosnjën dhe Hercegovinën
  5. Përmirësimi i ndarjes se pushteteve, rritja e kontrollit dhe balancimi me i mire mes tyre

Disa aktivitete do të implemenentohen me mbështetjen e Institutit për Analiza të Politikave, I4PA

Më poshtë gjeni raportet e meida mbi aktivitetin:

https://bit.ly/2WfyDUT – Telegrafi
https://bit.ly/2Dt4RVw – Gazeta Express
https://bit.ly/2FK5lJe – Klan Kosova
https://bit.ly/2UdsIhA – RTK
https://bit.ly/2CDxb5O – TV21
https://bit.ly/2FUwSa7 – Lajmi.net
https://bit.ly/2R99ac5 – IndeksOnline
https://bit.ly/2Wd3u4B – Ballkani.info
https://bit.ly/2R7jiC7 – KosovaLive360
https://bit.ly/2ASZzkr – KosovaPress
https://bit.ly/2HuTJva – BotaSot
https://bit.ly/2CJk5nw – Anadolu Agency Tiran



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

The Berlin Process: Ahead of the summit, the @BalkansGroup, in cooperation with the @sudosteuropa and @AspenGermany, hosted an advocacy roundtable with SHERPAs, representatives of the WB governments, and civil society. 🇩🇪 and 🇳🇴 Envoys for WB contributed to the event.

Load More