Dje, me 29 maj 2019, në Prishtinë u mbajt konferenca ndërkombëtare me temën “Njëzet vite pas: Perspektivat dhe Sfidat për Ballkanin Perëndimor” që u organizua nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan (BPRG). Konferenca u organizua me rastin e njëzet vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.
29 maj, Prishtinë -Konferenca ka shtjelluar disa nga sfidat më të rëndësishme me të cilat përballet regjioni i Ballkanit Perëndimor kundrejt integrimit në organizata ndërkombëtare duke përfshi BE-në, NATO dhe organizata tjera të sigurisë.
Në mesin e një numri të gjerë të ekspertëve vendas dhe zyrtarëve qeveritarë, kanë marrë pjesë panelistë të shquar nga SHBA, BE, Gjermania, Norvegjia, Hungaria, Sllovenia, Rusia, Maqedonia dhe Shqipëria.
Burimi: https://www.tetovasot.com/2019/05/organizohet-konferenca-nderkombetare-njezet-vite-pas-perspektivat-dhe-sfidat-per-ballkanin-perendimor/