Prizren: Tryezë mbi fuqizimin e grupit të grave deputete përmes bashkëpunimit rajonal

5 dhjetor 2019 – Grupi për Ballkan ka filluar zyrtarisht projektin “Fuqizimi i rolit të grupit të grave përmes bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit të marrëdhënies me mediat”.

Projekti parashikon një seri konsultimesh rajonale që synojnë nxitjen e dialogut ndërmjet grave deputete dhe grave asambleiste të kuvendit komunal për nevojat dhe sfidat në lidhje me çështjet gjinore. Konsultimi i parë rajonal u mbajt më 26 nëntor 2019 në Prizren midis grave deputete të sapo zgjedhura (të përfaqësuara nga Znj. Saranda Bogujevci dhe Znj. Yllza Hoti) dhe Anëtarët e Asamblesë Komunale nga rajoni i Prizrenit.

Znj. Saranda Bogujevci, një ish-anëtare e Bordit të Grupit të Grave sqaroi se misioni i grupit qëndron në promovimin dhe avancimin e çështjeve të grave pavarësisht nga përkatësia politike e deputetëve. Znj. Bogujevci vuri në dukje rëndësinë e koordinimit të Grupit të Grave me Anëtarët e Asamblesë Komunale në mënyrë që sfidat që kanë të bëjnë me çështjet gjinore të identifikohen më lehtë dhe të adresohen me një zë të përbashkët.

Znj. Yllza Hoti, si deputete e re, shprehu angazhimin e saj për çështje gjinore si deputete dhe propozoi që burrat të përfshihen më shumë në dialog dhe çështje të barazisë gjinore.

Në këtë konsultim anëtaret e Asamblesë Komunale të Grave nga rajoni i Prizrenit identifikuan një numër çështjesh dhe sfidash me të cilat ballafaqohen në punën e tyre të përditshme, në lidhje me promovimin dhe avancimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore. Ato theksuan nevojën për një mbështetje më të madhe të punës së tyre nga gratë dhe burrat në nivelin qendror për të bërë një ndryshim më të madh në vend.

Aktivitete të tjera të projektit që mbështesin Grupin e Grave përfshijnë: një trajnim intensiv për përdorimin e rrjeteve sociale, takime me përfaqësuesit e mediave dhe një konferencë përmbyllëse.

Projekti “Grupi i Grave Deputete: Nxitja e Marrëdhënieve me Publikun dhe Marrëdhëniet me Mediat” financohet nga Fondi i Iniciativave Lokale të Kanadasë (CFLI) – një iniciativë e Qeverisë së Kanadasë.


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

📣 Balkans Group is looking for a Finance and Admin Intern to join our team.

👉 The closing date for applications is 15 November 2024.

🖇 For more details, visit the link: https://shorturl.at/JcTEe

Load More