Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor: Përfitimet dhe sfidat për Kosovën

Procesi i Berlinit është një iniciativë e udhëhequr nga Gjermania me mandat për ta lehtësuar bashkëpunimin rajonal midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor – Shqipërisë, Bosnjes dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë – për t’u mundësuar atyre që t’i bashkohen BE-së. “Agjenda e lidhshmërisë” është komponenti më i rëndësishëm që synon lidhjen e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushat e transportit dhe energjisë, që më vonë u zgjerua në shkëmbime rinore dhe marrëdhënie ekonomike. Samitet e mbajtura në Gjermani, Austri, Francë dhe Itali krijuan komunikimin mes udhëheqësve të Ballkanit, hartuan disa projekte infrastrukturore dhe iniciativa të reja rajonale. Para Samitit të vitit 2018 në Londër, shumë çështje të ngutshme mbeten të paprekura dhe bashkëpunimi midis udhëheqësve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor ende është larg nga të qenët i kënaqshëm. Samiti i Londrës duhet të përqendrohet në tema që do t’i zgjidhin çështjet bilaterale dhe do ta promovojnë pajtimin. Kosova ka përfituar shumë nga të qenët pjesë e Agjendës së Berlinit. Megjithatë, marrëdhëniet e dobëta me vendet fqinje dhe mosnjohja nga pesë shtete anëtare të BE-së është duke e penguar përparimin. Brengat e brendshme, përfshirë institucionet e dobëta dhe krizat e vazhdueshme, e kanë bërë Kosovën të ketë performancë të ulët në planifikim, koordinim dhe zbatim. Procesi i Berlinit nuk duhet të largohet në vitin 2018. Ai duhet të kthehet në Berlin për t’u rimbushur dhe përfshirë në Strategjinë e BE-së për Zgjerim për Ballkanin Perëndimor. Ky raport i politikave ofron një analizë të detajuar të Procesit të Berlinit për rajonin dhe ndikimin e tij në Kosovë.

Lexo raportin e plotë në shqip


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

📣 Balkans Group signed a cooperation agreement with the Swedish International Development Cooperation Agency – Sida, to support the new project - Advancing the European Agenda for Kosovo: Consolidating Peace Institutions and EU-Related Reforms. This project aims to strengthen…

3

Load More