PROCESI I BERLINIT: TAKIM MBËSHTETËS ME SHERPA NGA BALLKANI PERËNDIMOR DHE SHOQËRINË CIVILE

Grupi për Ballkan, në bashkëpunim me Shoqatën e Europës Juglindore dhe Institutin Aspen të Gjermanisë, organizoi një takim avokues me përfaqësues të SHERPA-s, përfaqësues të shteteve të Ballkanit Perëndimor (BP) dhe organizata të shoqërisë civile.

Pas Forumit përgatitor të Shoqërisë Civile FSC Grupi i Ballkanit mblodhi zyrtarë të qeverisë dhe organizata të shoqërisë civile për të diskutuar dhe debatuar mbi gjetjet dhe rekomandimet që dolën nga Forumi përgatitor i mbajtur në korrik të këtij viti.

Përfaqësuesit e grupeve punuese të FSC prezantuan rekomandimet e tyre dhe u angazhuan në diskutime me përfaqësues të qeverive të BP. Manuel Sarrazin, i Derguari i Posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, dhe Eirik Nestås Mathisen, i Dërguari i Posaçëm i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, morën pjesë dhe kontribuan në diskutime.

Diskutimet u fokusuan në:

  • Integrimin në BE dhe Procesin e Berlinit
  • Trajtimi i të kaluarës dhe pajtimi
  • Gjinia dhe Diversiteti
  • Tregu i Përbashkët Rajonal dhe Lëvizshmëria
  • Energjia, Ndryshimet Klimatike dhe Dekarbonizimi
  • Mbrojtja e Mjedisit dhe Zhvillimi Ekonomik i Qëndrueshëm
  • Dezinformimi dhe Kërcënimet Kibernetike

Pjesëmarrësit theksuan rekomandimet kyçe për qeveritë e BP6 dhe agjendat e Procesit të Berlinit, nevojën për të zbatuar marrëveshjet e mëparshme të Procesit të Berlinit, përfshirë lirinë e lëvizjes, dhe zhvillimin e një mekanizmi për monitorimin e zbatimit të marrëveshjeve të mëparshme dhe atyre që do të dalin nga Procesi i Berlinit.

Ky takim avokues i paraprinë samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit, i cili është planifikuar të mbahet më 14 tetor 2024, në Berlin.

Ky aktivitet u mbështet nga qeveritë e Gjermanisë dhe Norvegjisë.


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

🎉Celebrating the 10th anniversary of impactful work, the Balkans Group has been at the forefront of addressing Kosovo's and the region’s most pressing challenges.

Through supporting peace, fostering dialogue between Kosovo and Serbia, strengthening institutions, advancing…

4

Load More