Grupi për Ballkan ka zhvilluar një instrument monitorues që përbëhet nga 8 dimensione: Sundimi i Ligjit, Të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore, Demokratizimi, Ekonomia, Zhvillimi i Qëndrueshëm, Arsimi, Shëndetësia dhe Marrëdhëniet e Mira Fqinjësore, i cili do të shërbej për të matur progresin e Kosovës në këto fusha. Kjo strukturë më tej ndahet në trembëdhjetë (13) indikatorë dhe gjashtëdhjetë e pesë (65) nën-indikatorë, të cilët përdorin mjete të vlerësimi, mjete të verifikimit dhe burime të verifikimit nga një sërë burimesh lokale, rajonale dhe ndërkombëtare duke përdorur metodat e mbledhjes së të dhënave si sasiore (kuantitative) ashtu edhe cilësore (kualitative). Ky raport ndryshon nga raporti i Komisionit Evropian për vendin si në metodologji ashtu edhe në përmbajtje duke ofruar të dhëna të thjeshtuara dhe lehtësisht të kuptueshme. Grupi për Ballkan synon t'i shndërroj këta indikatorë në një platformë informative për qytetarët dhe politikë-bërësit në lidhje me progresin e arritur të Kosovës në sektorët e përzgjedhur. MË SHUMË


Sundimi i ligjit
Të Drejtat e Njeriut edhe Liritë Themelore
Demokratizimi
Ekonomia
Zhvillimi i Qëndrueshëm
Arsimi
Shëndetësia
Marrëdhëniet e Fqinjësisë së Mirë

Sundimi i ligjit

Kosova nuk ka bërë progres të mjaftueshëm në fushën e sundimin e ligjit në vitin 2021. Në mesin e indikatorëve, progresi në gjyqësor është më i dukshëm, i ndjekur nga lufta kundër korrupsionit dhe lufta kundër krimit të organizuar.

Institucionet e Kosovës kanë arritur progres shumë të mirë në kornizën ligjore që rregullon gjyqësorin, progres të mirë në llogaridhënie, një lloj progresi në efikasitet dhe efektivitet, dhe progres të pamjaftueshëm në transparencë, qasje në drejtësi, administrim të drejtësisë si dhe në pavarësi dhe paanshmëri. Një lloj progresi vërehet në luftën kundër korrupsionit konkretisht në konfiskimin e pasurisë dhe kornizën ligjore. Progres i pamjaftueshëm në perceptimin publik mbi korrupsionin e parandalimin e tij si dhe nuk është shënuar progres në masat kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Gjithashtu, është arritur progres i mirë në luftën kundër krimit të organizuar, specifikisht në masat kundër trafikimit të personave. Progres i pamjaftueshëm është bërë në masat kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe kornizës ligjore. Ndërsa, nuk është  shënuar progres në luftën kundër drogës/narkotikëve dhe pastrimit të parave.

Institucionet e Kosovës kanë arritur progres shumë të mirë në kornizën ligjore. Progresi në llogaridhënie dhe transparencë është evident edhe si rezultat i funksionimit më të mirë të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Gjyqtarëve. Janë identifikuar disa përmirësime në aspektin e efikasitetit dhe efektivitetit, pasi raporti i rasteve gjyqësore të zgjidhura arriti në 50%. Pavarësia dhe paanshmëria janë përmirësuar gjithashtu. Kënaqshmëria e publikut me punën e gjykatave është rritur për 44%, ndërsa për 36% me punën e prokurorisë. Qasja në drejtësi ka qenë e kufizuar, veçanërisht në rastet kur iu referohemi grupeve të margjinalizuara (LGBTIQ+ dhe komunitetet pakicë). Progres minimal është shënuar edhe në administrimin e drejtësisë. Në vitin 2021, numri i gjyqtarëve ka pësuar rënie për 5% ndërsa numri i prokurorëve për 4%. Gjithashtu, nuk është shënuar progres në zgjidhjen e lëndëve të grumbulluara për shkak të rritjes së numrit të lëndëve të trashëguara nga vitet e mëparshme.

Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit (IPK), në Kosovë perceptimi publik mbi korrupsionin është përmirësuar paksa duke lëvizur nga 36% në vitin 2020 në 39% në vitin 2021. Gjithashtu, konfiskimi i pasurisë ka shënuar një rritje prej 53%. Rastet e trajtuara nga Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) janë rritur për 19%, ndërsa, nuk është shënuar progres në masat kundër korrupsionit në nivele të larta. Në vitin 2021 janë hetuar vetëm 7 raste. Kjo për shkak të kornizës ligjore, konkretisht mos përfundimit të Draft Kodit të Procedurës Penale. Përveç kësaj, Ligji për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit nuk është rishikuar ende zyrtarisht dhe njëkohësisht nuk ka zhvillime në lidhje me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë.

Një lloj progresi është shënuar në kornizën ligjore për luftën kundër krimit të organizuar me miratimin e Draft Kodit të Procedurës Penale. Gjatë vitit 2021, në ndërkohë që Strategjia e re dhe Plani i Veprimit Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Strategjia dhe Plani i veprimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm ishin ende në proces të hartimit, masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore kanë vazhduar të zbatohen me rritjen e aktakuzave të ngritura për 93%. E njëjta gjë nuk vlen për masat kundër krimit të organizuar, pasi që numri i aktakuzave është ngritur vetëm për 11%. Lufta kundër drogës/narkotikëve është një tjetër fushë e cila ka shënuar rënie, konkretisht aktakuzat në terren nga prokuroria në vitin 2021 janë ulur për 10%. Nuk është shënuar progres në Ligjin për Sigurinë Kibernetike, Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.

Të Drejtat e Njeriut edhe Liritë Themelore

Kosova nuk ka bërë progres në të drejtat e njeriut dhe liritë themelore në vitin 2021.

Progresi në të drejtat civile dhe politike si dhe të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore është i pamjaftueshëm, ndërsa, nuk ka progres sa i përket kornizës ligjore. Është raportuar progres i mirë në të drejtat civile dhe politike, veçanërisht në lidhje me përfaqësimin e grave në nivel qendror, një lloj progresi është shënuar sa i përket të drejtave të fëmijëve pas fillimit të zbatimi të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, ndërsa nuk është bërë progres në lirinë e shprehjes, lirinë fetare dhe lirinë e asociimit.

Kosova ka bërë përparim drejt barazisë gjinore, ku gratë kryesojnë 8 nga 14 komisionet funksionale në parlament dhe 6 nga 18 anëtarë të qeverisë janë gra. Megjithatë, diskriminimi ndaj pakicave etnike dhe grupeve të margjinalizuara, si komuniteti LGBTIQ+, vazhdon. Ka pasur disa përparime në të drejtat e fëmijëve, me një kuadër ligjor gjithëpërfshirës të vendosur, por zbatimi dhe decentralizimi i shërbimeve mbetet një sfidë. Progresi në të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore ka qenë i pamjaftueshëm, me barriera në qasje të barabartë në punësim dhe arsim cilësor. Të drejtat pronësore dhe liria e shprehjes, gjithashtu kanë nevojë për përmirësim.

Demokratizimi

Progresi në fushën e demokratizimit përfshirë mediat, shoqërinë civile, zgjedhjet dhe administratën publike, vlerësohet të jetë i pamjaftueshëm në vitin 2021. Një lloj progresi është shënuar në konsultimin dhe financimin publik të shoqërisë civile, ndërsa progres i pamjaftueshëm është shënuar në lirinë e medias. Në kornizën ligjore për media dhe shoqëri civile nuk është shënuar progres. Progres i mirë është shënuar në ruajtjen e stabilitetit politik,sigurinë dhe rendin publik, rendin kushtetues dhe ligjor, marrëdhëniet midis qeverisë dhe opozitës dhe funksionimin e institucioneve.

Është bërë progres në konsultimin me OShC-të dhe transparencën e financimit publik, me mbi 98% të dokumenteve të politikave dhe projektligjeve të publikuara në vitin 2021. Megjithatë, nuk ka pasur përparim në lirinë e medias në krahasim me vitin e kaluar. Shkarkimi i të gjithë anëtarëve të Bordit të RTK-së është cilësuar si transparent. Numri i kërcënimeve dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave është rritur me 21% në vitin 2021. Janë bërë disa përmirësime për sinjalizuesit, por nuk është raportuar përparim në kornizen ligjore. Projektligji i propozuar për ndryshimin e Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave pritet të kalojë në Kuvend në vitin 2022, i cili do të ndryshojë edhe Ligjin për Radio Televizionin e Kosovës. Qasja në informacionin publik dhe performanca e institucioneve mbikëqyrëse janë përkeqësuar në vitin 2021.

Kosova ka bërë progres në funksionimin e qeverisë. Qeveria Kurti II fitoi 50.3% të votave në vitin 2020 dhe kënaqësia e publikut u rrit nga 21.3% në 59.1% në 2021. Megjithatë, ka pasur mosmarrëveshje politike me opozitën, duke çuar në sfida votimet për marrëveshjet ndërkombëtare që kërkojnë dy të tretat e shumicës. Nuk ka pasur progres në funksionimin e institucioneve të pavarura apo në zbatimin e ligjit dhe ndikimi politik ka afektuar emërimet dhe shkarkimet e zyrtarëve të lartë. Në vitin 2021, nuk janë zbatuar ligjet në vijim: Ligji për Zyrtarët Publikë, Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura, Ligji për Ndërmjetësim, Ligji për Barazinë Gjinore, Ligji për Prokurimin Publik, Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Ligji i Punës, Ligji për Përdorimin e Gjuhëve.

Progres i rëndësishëm është raportuar në punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve të vitit 2021 në Kosovë, të cilat në përgjithësi ishin të qeta dhe pa incidente serioze. Progres u vu re edhe në fushatat e zgjedhjeve lokale dhe të përgjithshme të vitit 2021, me përjashtim të zonave me shumicë serbe. Disa përmirësime u raportuan në zgjedhjet kombëtare, megjithëse fushata nuk ishte në përputhje me masat e COVID-19. Progres i kufizuar është bërë në përfaqësimin e grave, ku vetëm 14 gra, ose 8% e kandidatëve për kryetare komunash, kaluan kuotën 30%. Nuk është bërë progres në rishikimin e Ligjit të Përgjithshëm të Zgjedhjeve dhe nuk janë raportuar zhvillime në lidhje me ndryshimet në rregulloret e KQZ-së. Saktësia e regjistrit të votuesve, e cila mbetet një çështje sfiduese, është përmirësuar deri diku. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 pati parregullsi në lidhje me numërimin e votave, me një numër të konsiderueshëm rinumërimesh që vonuan publikimin dhe certifikimin e rezultateve. Në janar 2021, Komisioni i Buxhetit, i Punës dhe i Transfereve miratoi në parim projektligjin për financimin e subjekteve politike, por ai nuk u miratua në Parlament.

Në vitin 2021 është bërë progres në transparencën e prokurimit publik si rezultat i dy moduleve të reja në prokurimin elektronik. E-Kosova ka rritur numrin e shërbimeve elektronike të ofruara për qytetarët, edhe pse këto shërbime ishin të kufizuara. Vlerësimi i Shpenzimeve Publike dhe Përgjegjësive Financiare për vitin 2021 ka treguar menaxhim të mirë të financave publike në Kosovë, me transparencë sa i përket buxhetit dhe zbatimit të tij. Megjithatë, nuk ka pasur përparim në emërimet dhe shkarkimet e zyrtarëve të lartë publikë dhe nëpunësve civilë për shkak të ndikimit politik. Kënaqësia e qytetarëve me shërbimet publike është ulur me 6.9%, dhe hartimi i ligjit të ri për pagat është penguar nga mungesa e të dhënave të besueshme të pagave brenda dhe jashtë shërbimit civil. Zbatimi i Ligjit për Zyrtarët Publikë është ende në fazat e hershme dhe Ligji i ri për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore ende nuk është zbatuar plotësisht. Mos harmonizimi i ligjeve sektoriale me Ligjin e Procedurës së Përgjithshme Administrative ka shkaktuar pasiguri juridike për qytetarët dhe bizneset, duke rezultuar në zero progres.

Ekonomia

Kosova nuk ka bërë progres në ekonomi në vitin 2021.

Në tërësi nuk është raportuar progres në ekonomi, gjithashtu progres i pamjaftueshëm është bërë edhe në punësim dhe sigurinë në punë. Nuk është shënuar progres në mjedisin e biznesit, investimeve, stabilitetit makroekonomik, kapitalit njerëzor dhe kornizës ligjore. Disa nga sfidat e pranishme në këtë dimension janë bilanci negativ tregtar, një hendek i konsiderueshëm midis bizneseve të sapo regjistruara dhe atyre të mbyllura/shuara, një sektor i madh i ekonomisë informale, investime të pamjaftueshme të huaja direkte dhe niveli i lartë i papunësisë.

Në vitin 2021, Kosova ka shënuar progres sa i përket rritjes së GDP-së, të hyrave qeveritare të cilat janë rritur me 8%, dhe investimeve të huaja direkte me 22%. Megjithatë, vendi ende përballet me sfida në uljen e deficitit tregtar, përmirësimin e strukturës së biznesit dhe formalizimin e ekonomisë, e cila arrin deri në 30%. Për më tepër, nuk ka pasur përmirësim në uljen e hendekut midis bizneseve të reja dhe atyre të mbyllura, dhe aksidentet me fatalitet në punë janë ulur vetëm me 18%. Kosova gjithashtu nuk ka arritur të bëjë përparim në punësim, siguri në vendin e punës dhe migrim. Zbatimi i Strategjisë Sektoriale 2018-2022 ka qenë joadekuat dhe Ligji i ri i Punës dhe Ligji për Këshillin Ekonomiko-Social nuk janë miratuar ende.

Zhvillimi i Qëndrueshëm

Të gjeturat tregojnë se Kosova nuk ka bërë progres në zhvillimin e qëndrueshëm në vitin 2021.

Sipas të dhënave, progres i pamjaftueshëm është shënuar në mjedisin ndërsa, nuk është bërë aspak progres në energji. Progres i pamjaftueshëm është shënuar në energji konktretisht në fushën e energjisë së ripërtëritshme dhe efiçencës së energjisë. Ndërsa, nuk ka progres në furnizim me energji dhe kornizën ligjore. Progres i pamjaftueshëm është shënuar në cilësinë e ajrit dhe menaxhimin e mbeturinave, ndërsa nuk ka progres sa i përket menaxhimit të ujit dhe të tokës si dhe kornizës ligjore.

Kosova ka bërë disa përpjekje për të përmirësuar efiçencën e energjisë, siç është krijimi i një Fondi për Efiçiencë të Energjisë në vitin 2019 dhe zbatimi i masave mjedisore për të përmirësuar funksionimin e termocentraleve të saj. Megjithatë, progresi ka qenë minimal në adresimin e humbjeve komerciale, garantimin e sigurisë energjetike dhe reduktimin e emetimeve të gazrave serrë, të cilat në vitin 2020, u vlerësuan deri në 10,266 Gg (Giga gram) CO2 ek (ekuivalent), ose rreth 10.2 milion ton ekuivalent. Është paraqitur një draft i një Strategjie të re të Energjisë për periudhën 2022-2031 por nuk është miratuar dhe nuk ka pasur progres në zbatimin e një plani gradual të rregullimit të tarifave. Plani i Integruar Kombëtar për Klimën dhe Energjinë nuk është miratuar dhe nuk ka bazë ligjore për zbatimin e tij pa një ligj për ndryshimet klimatike.

Monitorimi i cilësisë së ajrit në kohë reale ka treguar progres të mirë, por shumë qytete në Kosovë ende kanë cilësi të dobët të ajrit. Plani i Veprimit për Cilësinë e Ajrit është në rishikim dhe është bërë progres në disa komuna për planet e integruara të menaxhimit të mbetjeve. Megjithatë, hedhja ilegale e mbeturinave mbetet një problem. Kosova mbështetet shumë në thëngjill dhe i mungojnë masat efektive për të zbatuar ndalimin e thëngjillit për ngrohje. Trendi mesatar vjetor i nivelit të ujit në vitin 2021 ishte negativ në krahasim me vitin 2020. Ndërsa pothuajse 97% e popullsisë kishte qasje në ujë të pijshëm në të dy vitet, ndotja nga përmbytjet dhe kontaminimi i ujit të pijshëm është një problem që qeveritë e njëpasnjëshme kanë bërë pak për ta trajtuar. Nuk ka pasur progres në kuadrin ligjor dhe Strategjia e Ndryshimeve Klimatike për 2019-2028 është ende në fazat e hershme. Ligji për Mbeturinat ka nevojë për harmonizim të mëtejshëm me Direktivën Kornizë të BE-së për Mbeturina, Strategjinë e Pyjeve dhe Ligjin për Pyjet, të cilat nuk janë miratuar.

Arsimi

Ndonëse mungojnë të dhëna të mjaftueshme për sektorin e arsimit si për vitin 2021 ashtu edhe për vitin 2020, bazuar në të dhënat e disponueshme nuk raportohet progres në këtë dimension.

Progres i pamjaftueshëm është shënuar në qasjen në arsim. Gjithashtu, nuk vërehet progres në qeverisjen dhe cilësinë e arsimit, shpenzimet në arsim dhe përafrimin me tregun e punës. Pandemia sigurisht që ka ndikuar në cilësinë e arsimit, por shumica e pengesave në lidhje me dimensionin e arsimit vazhdojnë të jenë prezent që nga kohërat e mëhershme. Rritja e shpenzimeve për arsimin, rritja e shkallës së regjistrimit të studentëve në arsimin terciar dhe përafrimi i kurrikulave me nevojat e tregut të punës janë disa nga fushat ku progresi ka ngecur.  

Në vitin 2021, pati një rritje prej 12% të shpenzimeve për fëmijët me aftësi të kufizuara, por progres minimal u raportua në shpenzimet për infrastrukturë dhe investime, me vetëm një rritje prej 10,2% për pajisjet laboratorike, renovime dhe material tjera. Nuk ka pasur progres në shpenzimet për hulumtim dhe arsim, gjë që mbetet e pamjaftueshme. Regjistrimi në arsimin e lartë është rritur për 26.4%, dhe ka pasur disa përparime në zvogëlimin e shkallës së braktisjes së shkollës për studentët RAE dhe femra. Megjithatë, progresi në shkallën e diplomimit ishte i pamjaftueshëm, me vetëm 6,193 studentë të diplomuar në vitin 2021. Anëtarësimi i Kosovës në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) është revokuar në vitin 2019 dhe nuk është rikthyer. Progres i pamjaftueshëm është raportuar edhe në rekrutimin dhe emërimin e drejtorëve të shkollave në bazë të meritokracisë dhe në trajnimin profesional të ofruar përmes projektit Mbështetja për Arsimin dhe Aftësimin Profesional (AAP) në Kosovë, pasi shkollat ​​përballen me sfida të vazhdueshme në përafrimin e kurrikulave të tyre me nevojat e tregut. Nuk u raportua përparim në përafrimin e kurrikulës për të përmirësuar cilësinë e arsimit dhe trajnimit profesional.

Shëndetësia

Kosova nuk ka bërë progres në shëndetësi në vitin 2021.

Progres i pamjaftueshëm është bërë në menaxhimin e Covid-19 që kryesisht ndërlidhet me vaksinimin. Gjithashtu ky progres vërehet edhe në kujdesin shëndetësor cilësor si dhe kornizën ligjore. Nuk është raportuar progres në qasjen në kujdesin shëndetësor dhe infrastrukturën. Infrastruktura dhe kapacitetet e dobëta shëndetësore, mungesa e një sistemi të kujdesit shëndetësor universal dhe zbatimi i pamjaftueshëm i sistemit të informaciont shëndetësor janë disa nga fushat thelbësore që kanë nevojë për përmirësim.

Kosova nuk ka bërë përparim në përmirësimin e sistemit të saj të kujdesit shëndetësor, pavarësisht ndarjes së 8.2% të buxhetit për kujdesin shëndetësor dhe një rritje prej 10% në shpenzimet e përgjithshme të kujdesit shëndetësor në krahasim me vitin 2020. Vendit i mungon ende një skemë e kujdesit shëndetësor universal dhe ligji i vitit 2013 për sigurimin e kujdesit shëndetësor është ende në fuqi. Nuk ka pasur rritje të numrit të mjekëve specialistë dhe ka pasur 6.4% më pak mjekë specialistë në vitin 2021 sesa në vitin 2020. 71.7% e të anketuarve në vitin 2021 kanë besuar se korrupsioni ka ndikuar në kujdesin shëndetësor, megjithëse ky është një përmirësim i lehtë krahasuar me 73% në 2020. 50% e popullsisë është vaksinuar pjesërisht dhe 45% plotësisht e vaksinuar kundër COVID-19. Kemi një rritje të lehtë në infrastrukturën e kujdesit shëndetësor dhe miratimin e një strategjie të promovimit dhe edukimit të kujdesit shëndetësor në 2021. Sfidat në zbatimin e strategjisë së kujdesit shëndetësor përfshijnë qasjen joadekuate në kujdesin shëndetësor për 1/5 e popullsisë, kostot e shërbimit diagnostikues, mosrimbursimin e shpenzimeve mjekësore dhe ndarjen e pamjaftueshme të fondeve në bazë të nevojave.

Marrëdhëniet e Fqinjësisë së Mirë

Progres i pamjaftueshëm është raportuar në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë për vitin 2021. 

Megjithatë, një vlerësim sasior i progresit në këtë fushë është më i vështirë në krahasim me dimensionet e tjera. Në marrëdhënieve bilaterale është shënuar një lloj progresi ndërsa, nuk ka pothuajse fare progres në aspektin e bashkëpunimit rajonal dhe dialogut me Serbinë.

Në vitin 2021, ka pasur progres të konsiderueshëm në marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kemi 13 marrëveshje te arritura ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Janë zhvilluar edhe disa takime mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe është duke u punuar për një marrëveshje për hapjen e Pikës së Kalimit Kufitar hekurudhor. Progres është bërë edhe me Malin e Zi, me nënshkrimin e një marrëveshjeje për eliminimin e taksave të sigurimit të automjeteve për udhëtimet mes dy vendeve. Megjithatë, nuk ka pasur përparim me Bosnjë dhe Hercegovinën. Kosova ka bërë disa përparime në zbatimin e marrëveshjeve rajonale për roaming dhe ka emëruar një koordinator kombëtar për të lehtësuar krijimin e një tregu rajonal. Megjithatë, nuk ka pasur përparim të dukshëm drejt anëtarësimit në organizata apo iniciativa të reja. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë rifilloi në vitin 2020, me një progres minimal të arritur në zbatimin e marrëveshjeve dhe arritjen e një marrëveshjeje për targat. Megjithatë, progresi në gjetjen e personave të zhdukur ka munguar.

Sundimi i ligjit
Të Drejtat e Njeriut edhe Liritë Themelore
Demokratizimi
Ekonomia
Zhvillimi i Qëndrueshëm
Arsimi
Shëndetësia
Marrëdhëniet e Fqinjësisë së Mirë



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

Kosovo deserves to join the @coe.
PACE committee recommends 🇽🇰for membership, highlighting its commitment to strengthening human rights standards and addressing challenges like protecting non-majority communities' rights.
For more, read the BPRG's report:https://shorturl.at/lFNO4

Load More