12 dhjetor 2017 – Me qëllim të promovimit të rolit të të rinjve në politikë dhe vendimmarrje, Grupi për Ballkan mbajti një punëtori tjetër me aktivistët e rinj të Aleancës Kosova e Re (AKR). Ky aktivitet inkurajon të rejat dhe të rinjtë që të marrin pjesë në hartimin e politikave, të kontribuojnë në cilësinë e politikës, të kërkojnë ndryshie dhe ta nxisin një frymë konkurruese brenda subjekteve politike. Të rejat e AKR-së shtjelluan dhe diskutuan për modelet dhe personalitetet e suksesshme në politikë. Midis një sërë çështjesh, ato gjithashtu patën mundësi të diskutonin për çështje të sigurisë, punët e jashtme dhe qeverisjen në Kosovë.