25 tetor 2016 – Sot mundësojmë një raund të ri të dialogut politik me udhëheqësite pesë partive politike parlamentare. Kryeministri dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kryetari i Kuvendit e i PDK-së, Kadri Veseli, kryetari i AAK-së ,Ramush Haradinaj, kryetari i VV-së, Visar Ymeri dhe kryetari NISMA-s, Jakup Krasniqi, të shoqëruar nga nënkryetarët e tyre, u takuan për t’i diskutuar rrugët përpara për çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Udhëheqësit diskutuan një projektmarrëveshje që synonte gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët e të pranueshme për marrëveshjen e demarkacionit të kufirit. Qëllimi tjetër i këtij takimi ishte avancimi i dialogut politik midis udhëheqësve të qeverisë dhe të opozitës. Udhëheqësit nuk arritën asnjë marrëveshje, por u pajtuan t’i vazhdojnë konsultimet e mundësuara nga Grupi për Ballkan.