Marrëveshjet e Brukselit: Ndikimi i Tyre në Jetën Tonë të Përditshme

Marrëveshjet që kanë dalë nga Dialogu i Brukselit kanë arritur të ndikojnë pozitivisht në jetët e njerëzve në Kosovë, përkundër faktit që publiku u acarua kur “marrëveshja përfundimtare” u promovua të ishte më afër se kurrë.

Duke qenë aktiviste e shoqërisë civile, për një kohë të gjatë, fokusi im ka qenë tek të metat e marrëveshjeve dhe zbatimi i tyre. Por duke u përqendruar tek detyrat tona ditore, shpesh nuk arrijmë të vërejmë rezultatet pozitive të procesit. Nënshkrimi i marrëveshjeve nga Beogradi dhe Prishtina ka kontribuar padyshim drejt shtendosjes së marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë. Këto marrëveshje e kanë bërë bashkëpunimin me “palën tjetër” më të pranueshëm. Në të kaluarën, ky bashkëpunim ishte i papranueshëm.

Personalisht, kam parë dobi konkrete nga Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes. Ajo më ka dhënë mundësinë e ndërveprimit, bashkëpunimit e shoqërimit me kolegë nga komuniteti shqiptar. Kur shiqon mbrapa në kohë, po të më thoshin para vitit 2013 që do të vozisja veturën time deri në Manastirin e Deçanit, të shkoja në Dokufest ose të rrëshqisja me snoubord në Brezovicë, do të thosha që është e pamundur. Së fundmi, të gjitha këto i kam bërë vetë, si dhe në shoqëri të kolegëve shqiptarë.

Para marrëveshjes, teknikisht ishte më lehtë të udhëtohej në Beograd sesa në Prishtinë. Edhe pse distanca nga qyteti im i lindjes Leposaviqi deri në Beograd është rreth 300 kilometra, udhëtimi i vetëm 70 kilometrave deri në Prishtinë në atë kohë shpenzonte më shumë kohë e para. Vozitja për në Prishtinë kërkonte tabela regjistrimi KS ose RKS, të cilat unë nuk mund  t’i merrja para pranverës 2018. Kjo ishte koha kur udhëzimi administrativ, i cili rrjedh nga Marrëveshja për Lirinë e Lëvizjes e vitit 2011, u miratua. Para kësaj, për një udhëtim të thjeshtë, më duhej të përdorja mjete të ndryshme, jo të shpeshta, të transportit. Nëse do të isha për ngut, do të më duhej të merrja taksi, gjë që për standardet e Kosovës është me të vërtetë luks.

Pas kësaj marrëveshjeje, për një serb të Kosovës nga veriu, nuk ishte më tabu paisja me dokumente të Kosovës; në fakt ajo u bë nevojë. Marrëveshjet e Brukselit lehtësuan integrimin e veriut në kornizën ligjore të Kosovës, pra marrja e dokumenteve të Kosovës u bë domosdoshmëri e pashmangshme për shumicën e qytetarëve serbë. Numri i serbëve që marrin dokumente të Kosovës është në rritje. Kjo krijoi një mundësi për komunitetin serb të Kosovës, kryesisht pjesëtarëve të shoqërisë civile, për t’u angazhuar në avokim lidhur me përmbushjen e obligimeve institucionale në pajtim me obligimet kushtetuese për të drejtat e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë.

Marrëveshjet e Brukselit kanë kontribuar në zbutjen e tensioneve ndërmjet komuniteteve dhe kanë mundësuar ndërveprimin dhe bashkëpunimin ndëretnik mes komuniteteve të ndara. Kjo gjë ka pasuruar jetët e njerëzve me lidhje e miqësi të reja. Por, me pezullimin e dialogut të Brukselit, normalizimi u pengua. Është përgjegjësi e liderëve politikë të sigurojnë integrimin dhe bashkëpunimin kuptimplotë ndërmjet komuniteteve.

Jovana Radosavljevic, është drejtoresh ekzekutive e Nismës së Re Sociale. Ajo është hulumtuese dhe aktiviste e shoqërisë civile nga Leposaviqi. Ajo është një studiuese e TLP dhe ka një Master në Studime Ndërkombëtare nga Shkolla Joseph Korbel e Studimeve Ndërkombëtare, Universiteti i Denver, me specializime në Zgjidhjen e Konflikteve dhe Zhvillimin Ndërkombëtar, dhe një BA nga Fakulteti i Shkencave Politike, Universiteti i Beogradit.

Ky publikim është botuar me asistencë të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme eGrupit për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi, dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Artikulli origjinal është publikuar në  Sbunker dhe mund ta lexoni  këtu


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

📣 Balkans Group is looking for a Finance and Admin Intern to join our team.

👉 The closing date for applications is 15 November 2024.

🖇 For more details, visit the link: https://shorturl.at/JcTEe

Load More