Grupi për Ballkan organizoi trajnimin e dytë të këtij viti të Programit Ekzekutiv “Të rinjtë në Politikë: Qeverisja dhe Sistemet Politike”

23 – 26 maj 2023

Grupi për Ballkan organizoi trajnimin e dytë të këtij viti të Programit Ekzekutiv “Të rinjtë në Politikë: Qeverisja dhe Sistemet Politike”. Tridhjetë e pesë pjesëmarrës të rinj nga sfera dhe parti politike të ndryshme morrën pjesë në ligjërata dhe diskutime frymëzuese mbi tema të rëndësishme si Sundimi i Ligjit, Qeverisja e Mirë, Zhvillimi Ekonomik dhe Politikat Sociale, Politikat Arsimore dhe Bashkëpunimi Rajonal.

Gjatë këtij trajnimi patëm nderin e veçantë të kemi të pranishëm si folës kryesor SHT Jens Erik Grøndahl, Ambasador i Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Ambasadori Grøndahl theksoi përfitimet e këtij programi, duke vënë në dukje rëndësinë e kultivimit të komunikimit ndërpartiak, mbështetjes së bashkëpunimit rajonal dhe integrimin në BE.

Në kuadër të këtij programi, Grupi për Ballkan organizoi vizita studimore në dy institucione të Republikës së Kosovës.

Pjesëmarrësit vizituan Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ku zhvilluan një takim me Drejtorin Yll Buleshkaj. Diskutimi u përqëndrua në rëndësinë e agjencisë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Drejtori gjithashtu foli me të rinjtë mbi zhvillimet e fundit në lidhje me sinjalizuesit dhe rolin e tyre në institucione. Ky takim ofroi perspektiva të çmuara në përpjekjet aktuale për promovimin e transparencës dhe integritetit në Kosovë.

Në vizitën e dytë në Komunën e Prishtinës, pjesëmarrësit u pritën nga zëvendëskryetarja Donjeta Sahatçiu. Gjatë diskutimeve, ajo theksoi rëndësinë e përfshirjes aktive të të rinjve në struktura politike. Znj. Sahatçiu, si gruaja e parë në pozitën e saj, ndau përvojën personale dhe sfidat me të cilat u përball. Prania e saj shërbeu si frymëzim për pjesëmarrësit, duke i inkurajuar të angazhohen aktivisht në politikë dhe të bëhen qytetarë proaktivë në komunitetet e tyre.

Në përgjithësi, këto vizita ofruan një platformë të vlefshme për pjesëmarrësit për të fituar njohuri direkte mbi punën jetike që bëhet në institucionet e Kosovës.

Ky aktivitetet mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

📢We are pleased to announce a new partnership with @Sida on the project -Elevate Peace, state-building agenda, and advancing the #EU Agenda. Together, we'll advance state-building agendas, foster dialogue for #peace, and promote inclusive policymaking.

Load More