Grupi për Ballkan nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar – Sida, për të mbështetur projektin e ri – Përkrahja e Agjendës Evropiane për Kosovën: Konsolidimi i Institucioneve të Paqes dhe Reformave të Ndërlidhura me BE-në.
Ky projekt synon të forcojë kapacitetet institucionale dhe politike të Qeverisë së Kosovës për Dialogun me Serbinë, zbatimin e marrëveshjeve, bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, si dhe reformat dhe agjendat kryesore të lidhura me BE-në për Kosovën.
Kjo marrëveshje u nënshkrua nga z. Henrik Riby, Shef i Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën e Suedisë në Prishtinë, dhe z. Naim Rashiti, Drejtor Ekzekutiv i Grupit për Ballkan – BPRG.