Grupi për Ballkan nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Presidenten e Republikës së Kosovës dhe Ambasadën e Suedisë në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, dhe Drejtori Ekzekutiv i Grupit për Ballkan, Naim Rashiti, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi në një ceremoni të organizuar nga Zyra e Presidentes.

Ky Memorandum Mirëkuptimi siguron mbështetje për Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës me ekspertizë profesionale përmes mbështetjes bujare të qeverisë suedeze.

Mbështetja me ekspertizë për Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës është pjesë e projektit “Avancimi i Agjendës Evropiane për Kosovën: Konsolidimi i Paqes, Institucioneve dhe Zbatimi i Reformave dhe Agjendave të Ndërlidhura me BE-në”, i financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

📣Balkans Group is looking for a Finance Manager to join our team.
👉The closing date for applications is 14 February 2025.
🖇 For more details, visit the link: https://shorturl.at/skEYE

Load More