Grupi për Ballkan organizoi një tryezë të rrumbullakët mbi Marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Ndikimi i kësaj marrëdhënieje me serbët e Kosovës dhe zbatimi i marrëveshjeve.

21 nëntor 2017 – Me këtë rast, Grupi për Ballkan paraqiti raportin e Asociacionit të komunave serbe: Të kuptuarit e pikëpamjeve kontradiktore mes shqiptarëve dhe serbëve. 21 nëntor 2017, Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan (BPRG), në bashkëpunim me OJQ-në AKTIV, organizoi një tryezë të rrumbullakët mbi “marrëdhëniet Kosovë-Serbi, ndikimin e këtyre marrëdhënieve në serbët e Kosovës dhe zbatimin e marrëveshjeve”. Ish-zyrtarë të qeverisë së Kosovës, deputetë serbë të parlamentit, politikanë nga veriu i Kosovës, media, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile morën pjesë dhe kontribuuan në diskutimet në këtë tryezë të rrumbullakët. Raporti i Grupit për Ballkan “Asociacioni Serb: Të kuptuarit e pikëpamjeve kontradiktore të shqiptarëve dhe serbëve” paraqet dallimet në mënyrën se si shqiptarët dhe serbët i shohin qëllimet e Asociacionit. Për komunitetin shqiptar, si çështje themelore e sovranitetit dhe shtetësisë. Për serbët e veriut të Kosovës, si mjet për ta ruajtur identitetin kombëtar. Raporti zbulon mungesën e të kuptuarit të shqetësimeve të njëri-tjetrit si pengesë qendrore për formimin e Asociacionit.

Naim Rashiti, Drejtor Ekzekutiv i Grupit të Politikave të Ballkanit, tha se raporti tregon se serbët dhe shqiptarët kanë një perceptim shumë të ndryshëm të dialogut mes Beogradit e Prishtinës dhe për këtë arsye e perceptojnë anasjelltas Asociacionin e komunave serbe. Rashit vuri në pah se përfaqësuesit e të dyja palëve duhet të bëjnë më shumë për t’ua shpjeguar atë qytetarëve të vet. Rashiti gjithashtu theksoi mungesën e transparencës dhe nevojën për përfshirje më të madhe të shoqërisë civile dhe të qytetarëve në tryeza të rrumbullakëta dhe rrjedhimisht në dialog. Ai theksoi nevojën për një udhërrëfyes që do t’i përmbushte nevojat e komunitetit serb dhe të Kosovës.

Igor Simiq, nga Lista Serbe, theksoi rëndësinë e Asociacionit të komunave serbe për komunitetin serb. ” Asociacioni për serbët në Kosovë përfaqëson thelbin e Marrëveshjes së Brukselit, sepse është i lidhur drejtpërdrejt me jetën e tyre”, tha Simiq. Ai theksoi se 1682 ditë kanë kaluar pa themelimin e Asociacionit të komunave serbe dhe se përfaqësuesit serbë në institucionet e Kosovës do të bëjnë çmos për krijimin e ASK-së. Ai më tej vuri në pah se ana pozitive e dialogut është se incidentet janë zvogëluar.

Bajram Gecaj, ish-zëvendësministër i Pushtetit Lokal, tha se ky Asociacion duhet të bëhet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, duke shtuar se qeveria e mëparshme i ka ftuar përfaqësuesit e serbëve të Kosovës për të diskutuar për modulet e themelimit të Asociacionit në pajtim me Kushtetutën, por serbët nuk u përgjigjën. Ai përsëriti se ASK-ja nuk mbeti pezull për shkak të krizës së brendshme politike, por për shkak të mungesës së harmonizimit mes përfaqësuesve të Kosovës dhe serbëve. Ai tha se themeli kryesor i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është mungesa e njohjes së realitetit të ri të Kosovës nga Serbia.

Mediat, organizatat e shoqërisë civile dhe pjesëmarrësit e tjerë patën mundësi të diskutojnë dhe komentojnë në këtë temë drejtpërdrejt me panelistë, duke u pajtuar që një harmonizim më i madh mes përfaqësuesve shqiptarë dhe serbë të Kosovës është kryesori për përmirësimin e perspektivave për integrim të plotë.

Raporti i Grupit për Ballkan “Asociacioni serb: Të kuptuarit e pikëpamjeve kontradiktore të shqiptarëve dhe serbëve” tërhoqi interesin e shumë aktorëve, vendorë e ndërkombëtarë, për t’i kuptuar më mirë shqetësimet dhe pikëpamjet e të gjitha palëve për dialogun, marrëveshjet dhe në veçanti lidhur me marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Lexoni përmbledhjen ekzekutive dhe raportin e plotë duke klikuar këtu. Ky projekt mbështetet me fondet e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe qeverisë së Finlandës dhe Norvegjisë. Tryeza e rrumbullakët u organizua në bashkëpunim me OJQ-në AKTIV. Ajo u mbajt në Qendrën e Energjisë Qytetare, financuar nga KFOS-i, në Mitrovicën veriore. Grupi për Ballkan ka një ekspertizë të gjatë dhe të pakrahasueshme mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi, integrimin e komunitetit dhe çështje të tjera rajonale.

Për më shumë raportim dhe informata për tryezën e rrumbullakët, luteni t’i vizitoni linkat më poshtë:

http://bit.ly/2hZ9Zsu

http://bit.ly/2Bg2y4S

http://bit.ly/2jkywEO

http://bit.ly/2A2cH7o

http://bit.ly/2mWReYf


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

📣 Balkans Group signed a cooperation agreement with the Swedish International Development Cooperation Agency – Sida, to support the new project - Advancing the European Agenda for Kosovo: Consolidating Peace Institutions and EU-Related Reforms. This project aims to strengthen…

3

Load More