Agjenda e Reformave Evropiane për Kosovë: Sfidat e këtij plani të mirë

11 nëntor 2016 – Në përvjetorin e parë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kosova dhe BE-ja filluan një dialog tjetër më 11 nëntor 2016, Agjenda për Reforma Evropiane (ERA). Dokumenti përmban 22 prioritete dhe 130 veprime në fushat e qeverisjes, sundimit të ligjit, rritjes ekonomike, konkurrencës, arsimit dhe krijimit të vendeve të punës. Mundësitë janë të mëdha; nëse zbatohen plotësisht, këto veprime do ta mbështesin zbatimin e MSA-së, do ta përmirësojnë qeverisjen dhe mjedisin e biznesit, dhe do ta konsolidojnë shtetin. Nëse BE-ja dëshiron, reformat do ta shpijnë Kosovën në fazën e ardhshme të aderimit, duke siguruar statusin e vendit kandidat, për të cilën zyrtarët qeveritarë ngulin këmbë. Megjithatë, ka shumë pengesa. Plani i veprimit nuk përkon me programet e tjera të reformës që janë në vazhdim e sipër, planin e punës apo buxhetin e qeverisë. Një sfidë tjetër kyçe rrjedh nga pozicionet e ndryshme fillestare të qeverisë dhe BE-së. Të parët kërkojnë të shpërblehen për zbatimin e sqaruar në fillim. E fundit, e paaftë për ta bërë këtë premtim, këmbëngul se do ta përdorë angazhimin e Kosovës ndaj këtyre veprimeve për të avokuar në favor të statusit të kandidatit kur të vijë koha. Agjenda për Reforma Evropiane është një dialog i nivelit të lartë mes Kosovës e BE-së. Formalisht quhet Dialog i Nivelit të Lartë për Agjendën Evropiane. Nuk ka për qëllim ta zëvendësojë dialogun formal të Stabilizim Asociimit, rruga kryesore mes Kosovës dhe BE-së. Megjithatë, ajo do t’i synojë fushat prioritare në kuadër të MSA-së dhe do ta përshpejtoj zbatimin, do t’i përmirësojë prioritetet e qeverisë, do ta kanalizojë financimin e BE-së dhe të institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare (IFI) për reforma strukturore, do ta përmirësojë qeverisjen dhe do ta rrisë imazhin e Kosovës. Praktikisht, ERA synon fushat ku qeveria e Kosovës duhet të bëjë përmirësime të mëdha. Zbatimi kërkon angazhim, koordinim ndërinstitucional dhe konsensus politik. Dokumenti duhet të miratohet nga Qeveria dhe Kuvendi, dhe përfundimisht do të udhëzojë punën e Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane.

Lexoni më shumë: Agjenda për Reforma Evropiane: Sfidat e këtij plani të mirë



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

📣 Balkans Group is looking for a Finance and Admin Intern to join our team.

👉 The closing date for applications is 15 November 2024.

🖇 For more details, visit the link: https://shorturl.at/JcTEe

Load More