Arbresh.info: Rashiti: Në Qeverinë e kaluar u dalluan për mirë ministrat e LDK-së

Analisti politik, Naim Rashiti, ka thënë në Magazinën Zgjedhore në Klan Kosova se në qeverisjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës me Partinë Demokratike të Kosovës ka pasur ministra nga ana e LDK-së që e kanë bërë dallimin për mirë dhe një ndër ta ka qenë pikërisht Avdullah Hoti.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka pasur disa ministra shumë të mirë, Avdullah Hoti dhe Arban Abrashi, kanë qenë ministra shumë të mirë që e kanë bërë dallimin”.

Rashiti, përballë të ftuarve, Lutfi Haziri dhe Lumir Abidxhiku, pohoi gjithashtu se LDK-ja ka krijuar një gjeneratë të re e cila ka brumë të mirë.

“LDK-ja tash ka arritur të artikulojë diçka të re, gjeneratën e republikës, dhe kjo ka sjellur përkrahje dhe Avduallah Hoti me gjithë të rinjtë ka arritur ta artikulojë mirë këtë”.

“Po ashtu, Hoti ka arritur të ruajë balancat brenda subjektit, sepse ka pasur rrezik për krizë. LDK-ja gjithashtu ka shpenzuar kohë për të ruajtur unitetin brenda partisë. Por, duke u munduar ta ruajë këtë balancë e ka humbur hapin në disa çështje të mëdha. Mos harroni se nuk ka pasur asnjë qeveri më të ledhatuar nga ndërkombëtarët”.

Megjithatë, Rashiti pohoi se ka dyshime për Hotin sa u përket disa çështjeve të mëdha.

“Ka një skepticizëm për Avdullah Hotin për temat të mëdha siç janë temat me Serbinë”.

Burimi: http://www.arbresh.info/zgjedhjet-lokale/rashiti-ne-qeverine-e-kaluar-u-dalluan-per-mire-ministrat-e-ldk-se/


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

🎉Celebrating the 10th anniversary of impactful work, the Balkans Group has been at the forefront of addressing Kosovo's and the region’s most pressing challenges.

Through supporting peace, fostering dialogue between Kosovo and Serbia, strengthening institutions, advancing…

4

Load More