Grupi për Ballkan filloi programin e trajnimit “Të Rinjtë në Politikë” 2020

18-20 Shtator – Grupi për Ballkan organizoi edicionin e dytë të programit të trajnimit “Të rinjtë në Politikë”. Njëzet anëtarë të rinj të të gjitha partive politike (një numër i barabartë midis grave dhe burrave) morën pjesë në një trajnim intensive për të mësuar tema dhe aftësi të reja. Pjesëmarrësit erdhën nga 16 komuna të ndryshme të Kosovës.

Fjala hyrëse u bë nga Sh.T Jans Erik Grøndahl, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë i cili theksoi se të rinjtë duhet të gjejnë vullnetin për të punuar së bashku në mënyrë që të shmanget polarizimi. Ambasadori këshilloi studentet të kërkojnë gjuhë të përbashkët për të gjetur zgjidhje, për të mirën e përbashkët. Po ashtu, ambasadori u bëri thirrje studentëve të ndihmojnë Kosovën të zhvillohet më tej duke qëndruar dhe punuar në Kosovë.

Ky trajnim mbuloi temat si: Partitë politike dhe ideologjitë, Bashkëpunimi rajonal dhe Dialogu Kosovë- Serbi, Zhvillimi ekonomik dhe Politikat sociale, si dhe Përfshirja gjinore dhe sociale. Trajnimi kishte përfshirë edhe shkathtësi për të cilat pjesëmarrësit u trajnuan. Disa nga shkathtësitë ishin debatimi, komunikimi strategjik, hartimi i dokumenteve zyrtare, dhe mendimi kritik dhe konceptual. Modulet u ligjëruan nga profesorë mjaft të njohur në Kosovë, duke përfshirë Dr. Shqipe Mjekiqi, Dr. Jehona Lushaku Sadriu, Mentor Nimani, dhe Dr. Nita Luci.

Me qëllim të shtimit të aspektit praktik në secilin modul, ne kishim të ftuar dy folës, të cilët ndanë njohuritë e tyre në fushat përkatëse. Folësit e ftuar ishin Agon Maliqi- eskpert në procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe Rozafa Ukimeraj- Sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Pushtetit Lokal. Prezantimet që u bënë nga folësit nxitën një debat mjaft interesant në mesin e pjesëmarrësve, marrë parasysh që ata ishin shumë të interesuar të mësonin më shumë rreth procesit të vendimmarrjes brenda institucioneve të Kosovës- aspekt në të cilin të dy folësit kanë përvojë të madhe.

Sesioni i radhës i trajnimeve do të mbahet në tetor. Trajnimi do të ofroj edhe katër module shtesë me temat: Qeverisja e mire dhe sundimi i ligjit, Politikat e edukimit, Politikat e shëndetit dhe ato sociale, si dhe Integrimi në BE.

Programi trajnues “Të Rinjtë në Politikë” është pjesë e projektit shumë-shtyllësh “Avancimi i Institucioneve të Kosovës, Demokratizimi dhe Bashkëpunimi Rajonal”. Programi arsimor kërkon të ofrojë individëve të rinj dhe anëtarëve të partive politike në tërë Kosovën një shans për të zhvilluar shkathtësi  për t’i ndihmuar ata të kapërcejnë disa nga pengesat më kritike në karrierën e tyre.

Projekti është financuar nga Ambasada Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

Exciting news! The Parliamentary Assembly of the Council of Europe voted in favour of the draft Opinion recommending Kosovo’s membership to the CoE!
Kosovo is now one step closer to joining the @coe and gaining access to its extensive mechanisms.

Load More