Trendi i mospërfshirjes së grave në pozita drejtuese, ose i përfshirjes së pamjaftueshme në pozita përfaqësuese ka shënuar rritje, në ndërkohë që angazhimi për rritjen e barazisë gjinore në sferat politike dhe publike është sipërfaqësor dhe minimal. Më poshtë mund të gjeni të dhënat që ilustrojnë pabarazinë e burrave dhe grave në pozitat pushtetmbajtëse.
Reforma zgjedhore në Kosovë është vonuar së tepërmi. Zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale të vitit 2017 u vlerësuan si përgjithësisht të mira, megjithëse u regjistruan disa mangësi në administrimin/menaxhimin e tyre, gjë që uli suksesin e përgjithshëm të tyre; mes tjerash, vlen të përmenden numri i madh i votave të pavlefshme, rinumërimi i pjesëshëm […]
Marrëveshja për Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe shënon gurthemelin e mosmarrëveshjes në dialogun mes Kosovës e Serbisë, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Serbët e Kosovës janë komuniteti më i prekur nga krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe, megjithëse ata po ashtu janë edhe grupi më i margjinalizuar në procesin e Brukselit. Hulumtimi i motiveve, shqetësimeve […]