“Dialogu teknik Kosovë-Serbi ka rënë nën hije”

Grupi për Ballkan dhe anëtarët e tjerë të Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi (KSPAG) kanë mbajtur të premten tryezë diskutimi për të arriturat e dialogut teknik Kosovë – Serbi dhe mundësitë e reja, raporton Anadolu Agency (AA).

Në tryezë u tha se dialogu teknik midis Kosovës e Serbisë dhe ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE), është politizuar tej mase, sa që ndikimi për të mirë në jetën e qytetarëve është lënë anash në tërësi, duke bërë që qytetarët të përceptojnë këtë proces me negativitet.

Naim Rashiti nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan i cili hapi këtë tryezë tha se mungesa e zbatimit apo zbatimi i ngadalshëm i disa marrëveshjeve midis dy vendeve ka ndikuar në diskurs jo adekuat.

Gazmir Rraci, ish-anëtar i ekipit negociues tha se dialogu teknik ndahet në dy faza, në fazën e parë 2011 deri në vitin 2013, fazë e cila sipas Rracit ka sjellë marrëveshje dhe veprime konkrete, ndërsa faza e dytë që ka zgjatur deri më tani, ka rënë nën hije.

“(Dialogu teknik), prej vitit 2017 ka rënë shumë nën hije. Ajo fazë 2011-2013 ka prodhuar rezultate të prekshme konkrete për jetën e përditshme të qytetarëve edhe të Kosovës por edhe të qytetarëve të Serbisë”, tha Rraci i cili shtoi se në kuadër të kësaj faze ka pasur miratime të disa rezolutave, përfshirë atë të tregtisë së lirë, apo njohjes së vulave doganore të Kosovës nga Serbia.

Naim Beshiri nga Instituti për Çështje Evropiane, tha se politizimi i dialogut ka ndikuar në moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel ndërmjet dy shteteve. Beshiri tha se dikur në Serbi të flisje për dialogun me Kosovën në publikun serb ishte shumë tensionuese për ta, por sot kjo gjë nuk shihet njësoj.

“Ajo çfarë unë mendoj për procesin e dialogut është se ai është një proces shumë i ngadalshëm, ka pasur ndikim pozitiv dikur, ndonjëherë ngritë më shumë pyetje sesa jep përgjigje. Pyetjet dhe përgjigjet gjithashtu mund të jenë probleme dhe zgjidhje. Por, aktualisht ai adreson vakumin ligjor që ishte aty për më shumë se 13 vite me radhë”, tha Beshiri.

Zhelko Tvrdishiq, gazetar nga Mitrovica e veriut, tha se qytetarët nuk përfituan shumë nga dialogu disavjeçar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Megjithëkëtë, sipas tij, integrimi në sistemin e Kosovës të institucioneve gjyqësore dhe të sigurisë së veriut të Kosovës përmes dialogut teknik, kontribuuan në një mjedis më paqësor dhe të qëndrueshëm.

Tvrdishiq tha se dialogu duhet të vazhdohet në mënyrë që të minimizohen “tensionet që lindin herë pas here dhe të shmangen dëmtimet anësore për komunitetet pakica”.

Dialogu teknik mes Kosovës dhe Serbisë filloi në vitin 2011 në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së me qëllim normalizimin e marrëdhënieve të të dyja shteteve, ndërsa deri më sot ai është ndërprerë disa herë.

Ky proces herën e fundit është ndërprerë në fund të vitit 2018, kur Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj, ka vendosur tarifë prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia, për shkak të, siç ishte thënë atëherë, politikës destruktive të kësaj të fundit ndaj Kosovës.


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

📣 Balkans Group is looking for a Finance and Admin Intern to join our team.

👉 The closing date for applications is 15 November 2024.

🖇 For more details, visit the link: https://shorturl.at/JcTEe

Load More