Ftesë për Aplikim në programin e trajnimit “Të rinjtë në politikë”

5 qershor 2019 – Programi i trajnimit “Të rinjtë në politikë” synon të trajnojë dhe ngrisë kapacitetet e të rinjve aktiv në parti politike në Kosovë në fushat sikurse sundimi i ligjit, politikat publike, qeverisja e mirë, zhvillimi ekonomik dhe politikat shoqërore, politikat e edukimit, bashkëpunimi rajonal, etj. Duke mbledhur rininë e të gjitha subjekteve politike, ky program do të shërbejë si platformë për pajisjen e këtij grupi me njohuri në fushat specifike të përmendura që u hyjnë atyre në punë dhe i fuqizojnë brenda subjektit politik të cilit i përkasin. Pjesëmarrësit e përzgjedhur të cilët do të vijojnë trajnimin me rregull do të pajisen me çertifikatë të programit.

Ky trajnim është i paraparë për 25 pjesëmarrës.

Gjuha shqipe është gjuha e cila do të përdoret përgjatë trajnimit. Në rastet kur njëri nga ligjëruesit apo folësit e ftuar nuk është shqip folës, atëherë Grupi për Ballkan do të ofroj përkthim simulant.

Pse ky trajnim?

  • Do të ngris kapacitetin e të rinjve nga partitë politike në tema si politikat publike në Kosovë, qeverisje e mirë, bashkëpunim rajonal etj;
  • Plan programi është përpiluar nga nevojat për të mësuar, të shfaqura nga të rinjtë e partive politike në gjashtë(6) fokus grupe të organizuara nga Grupi për Ballkan;
  • Temat kryesore do të ligjërohen nga profesorë të nivelit të lartë në RIT Kosova (AUK)
  • Do të ofrojë një platformë bashkëpunimi dhe komunikimi midis të rinjve nga partitë e ndryshme politike;
  • Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata të cilat do të prezantohen në fund të programit.

Kriteret e pranueshmërisë:

  • Të jeni anëtar aktiv i njërit nga forumet rinore politike në Kosovë;
  • Mosha 20-30 vjeçare;
  • Të jeni të paktën në vitin e dytë të studimeve në nivelin universitarë;
  • Të keni interes për tema lidhur me politikë;
  • Të jeni të lirë për dy vikende gjatë vitit për të vijuar trajnimin;
  • Të jeni bashkëpunues dhe të hapur të punoni me të rinjtë nga partitë e tjera politike;
  • Të jeni të përkushtuar të merrni pjesë në një vizitë vendore njëditore në njërin nga institucionet në muajin Shtator;

Shpenzimet e pjesëmarrjes:

Të gjitha shpenzimet e pjesëmarrjes do të mbulohen nga Grupi për Ballkan, duke përfshirë:

  • Shpenzimet e transportit nga vendi juaj i origjinës deri në sallën e trajnimit;
  • Ushqimi dhe pijet gjatë trajnimit;
  • Për pjesëmarrësit jashtë Prishtinës, ne do mbulojmë shpenzimet e akomodimit;
  • Materialet për trajnim;
  • Transport, ushqim dhe pije për vizitë lokale.

Për pyetje shtesë, na kontaktoni në: [email protected]

Për të aplikuar, klikoni këtuDita e fundit për dorëzim të aplikimit është 14 Qershor 2019.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

Exciting news! The Parliamentary Assembly of the Council of Europe voted in favour of the draft Opinion recommending Kosovo’s membership to the CoE!
Kosovo is now one step closer to joining the @coe and gaining access to its extensive mechanisms.

Load More