Ftesë për aplikim në Programin Ekzekutiv “Të Rinjtë në Politikë: Qeverisja dhe Sistemet Politike; Trajnim për Politika Publike dhe Shkathtësi” 2022

Programi Ekzekutiv Të rinjtë në politikë: Qeverisja dhe Sistemet Politike; Trajnim për Politika Publike dhe Shkathtësi, synon të trajnojë dhe ngritë kapacitetet e të rinjëve aktiv në parti politike në Kosovë në fushat sikurse sundimi i ligjit, politikat publike, qeverisja e mirë, zhvillimi ekonomik dhe politikat shoqërore, politikat e edukimit, bashkëpunimi rajonal, etj. Duke mbledhur të rinj nga të gjitha subjektet politike, ky program do të shërbejë si platformë për pajisjen e këtij grupi me njohuri në fushat specifike. Pjesëmarrësit e përzgjedhur të cilët do të vijojnë trajnimin me rregull do të pajisen me certifikatë të programit.

Gjuha e cila do të përdoret përgjatë trajnimit është gjuha shqipe. Në rastet kur njëri nga ligjëruesit apo folësit e ftuar nuk është shqip-folës, atëherë Grupi për Ballkan do të ofroj përkthim simultan.

Pse ky trajnim?

  • Do të ngritë kapacitetin e të rinjëve nga partitë politike në tema si politikat publike në Kosovë, qeverisje e mirë, bashkëpunim rajonal etj;
  • Plan programi është përpiluar nga kërkesat e shfaqura nga të rinjtë e partive politike në gjashtë (6) fokus grupe të organizuara nga Grupi për Ballkan;
  • Temat kryesore do të ligjërohen nga profesorë të nivelit të lartë;
  • Do të ofrojë një platformë bashkëpunimi dhe komunikimi midis të rinjve nga partitë e ndryshme politike;
  • Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata të cilat do të prezantohen në fund të programit;
  • Ngritjen e aftësive komunikuese dhe bashkëpunuese;
  • Zhvillimin e mendimit kritik;
  • Zhvillimin e aftësive negociuese;
  • Pas përfundimit me sukses të trajnimit, ju do të bëheni pjesë e Rrjetit Alumni “Të rinjtë në Politikë” brenda së cilit do të ketë aktivitete të shumta;

VËMENDJE: Në kuadër të Rrjetit Alumni, pjesëmarrësve të trajnimit do t’u ofrohet mundësia për të aplikuar për punë praktike me pagesë, pranë Grupeve Parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kriteret e pranueshmërisë:

  • Të jeni anëtar aktiv i njërit nga forumet rinore politike në Kosovë;
  • Mosha 20-30 vjeçare;
  • Të jeni të paktën në vitin e dytë të studimeve në nivelin universitar;
  • Të keni interes për tema lidhur me politikë;
  • Të jeni në gjendje të merrni pjesë katër ditë gjatë trajnimit, sipas datave më poshtë;
  • Të jeni bashkëpunues dhe të hapur të punoni me të rinjtë nga partitë e tjera politike;
  • Të jeni të përkushtuar të merrni pjesë në një vizitë vendore njëditore në njërin nga institucionet;

NUMRI I PJESËMARRËSVE TË PËRZGJEDHUR DO TË ËSHTË I KUFIZUAR

Trajnimi do të mbahet në dy grupe të ndara. Grupi i parë do të mbahet me datë 17-20 Maj, ndërsa grupi i dytë me datë 24-27 Maj, në objektin e RIT Kosova (ish Universiteti Amerikan). Ju lutem gjatë aplikimit specifikoni se ne cilin grup do të merrni pjesë.

Grupi për Ballkan do të mbulojë të gjitha shpenzimet e trajnimit, duke përfshirë:

  • Kostot e transportit lokal;
  • Ushqimi dhe pije freskuese gjatë gjithë trajnimit;
  • Për pjesëmarrësit nga jashtë Prishtinës, ne do t’i mbulojmë shpenzimet e akomodimit;
  • Materiale studimore;
  • Transport, ushqim dhe pije për vizitën studimore lokale

COVID-19

Grupi për Ballkan do ndërmarr të gjitha masat e nevojshme për të krijuar një hapësirë të sigurt për shëndetin e pjesëmarrësve dhe ekspertëve. Kjo do mundësohet përmes krijimit të distancës gjatë trajnimeve, mbajtjes së trajnimeve në salla të mëdha, obligimin për mbajtjen e maskave, sigurimi i dezinfektuesve të duarve për çdo pjesëmarrës, dezinfektimi i dhomës së konferencave, si dhe materialeve të trajnimit.

Për pyetje shtesë, na kontaktoni në: [email protected]

Për të aplikuar, klikoni këtuAfati i fundit për aplikim është 29 prill 2022.


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

🎉Celebrating the 10th anniversary of impactful work, the Balkans Group has been at the forefront of addressing Kosovo's and the region’s most pressing challenges.

Through supporting peace, fostering dialogue between Kosovo and Serbia, strengthening institutions, advancing…

4

Load More