Gazeta Blic: Rashiti: Kosovës i duhet një opozitë e fortë

Naim Rashiti, nga Grupi Ballkanik për Politika, gjatë një interviste për “Zërin” thotë se koalicionet e mëdha parlamentare kanë dështuar në të kaluarën në Kosovë. Prandaj, sipas tij, Qeveria e re duhet të jetë minore, ndërsa opozita të jetë e fuqishme.

Qeveria e re e Kosovës duhet të jetë minore, përderisa opozita e fuqishme, pasi që koalicionet e mëdha parlamentare, që kanë qenë në të kaluarën, kanë dështuar. Kështu ka thënë gjatë një interviste për gazetën “Zëri” Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politika, duke shtuar se në një situatë të tillë do të kërkohet bashkërendim më i mirë mes pozitës dhe opozitës.

Rashiti sqaron se pas certifikimit të rezultateve duhet të konstituohet Kuvendi dhe të votohet kryeparlamentari. Pas kësaj Ramush Haradinaj, si kandidat i koalicionit PAN për kryeministër, i ka 15 ditë afat për ta formuar Qeverinë dhe nëse dështon në këtë iniciativë, atëherë presidenti Thaçi duhet t’ia japë mandatin lëvizjes “Vetëvendosje” dhe LDK-së në mënyrë që të shmanget shkuarja e vendit në zgjedhje.

Burimi: http://gazetablic.com/rashiti-kosoves-duhet-nje-opozite-e-forte/


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

📣 Balkans Group is looking for a Finance and Admin Intern to join our team.

👉 The closing date for applications is 15 November 2024.

🖇 For more details, visit the link: https://shorturl.at/JcTEe

Load More