Gazeta Insajderi: Subjektet politike miratuan deklaratën për kodin e mirësjelljes

Përfaqësuesit e subjekteve politike konfirmuan angazhimin e tyre për mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve më 11 qershor 2017, avancimin demokratik dhe konsolidimin e institucioneve të Kosovës.

Me miratimin e Deklaratës në lidhje me kodin e mirësjelljes për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, subjektet angazhohen për një fushatë fer, dinjitoze, në kuadër të normave demokratike pa përdorim të gjuhës së urrejtjes dhe duke respektuar njëri-tjetrin.

Subjektet shprehin besimin e plotë se procesi zgjedhor do të jetë i ndershëm dhe demokratik.

“Subjektet ftojnë të gjithë anëtarët, kandidatët e tyre, partnerët e koalicionet që t’ju përmbahen këtyre parimeve. Poashtu, ftohen të gjitha organizatat jo qeveritare, qeveritare dhe ato ndërkombëtare të bëjnë monitorimin e procesit zgjedhor dhe zbatimin e këtyre parimeve”, thuhet në komunikatën e Grupit për Hulumtime të Politikave të Ballkanit.

Subjektet bëjnë thirrje për adresimin e çdo pengese eventuale për pjesëmarrje të gjerë në zgjedhje dhe zotohen për pranimin e rezultateve.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka siguroi subjektet se çdo ankesë apo parregullsi e mundshme do të adresohet para certifikimit të zgjedhjeve.

Miratimi i deklaratës u bë në prani të kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor, përfaqësuesve të misionit të BE-së, të ambasadës së Zvicrës, Norvegjisë, ShBA-së dhe Gjermanisë.

Ky takim u lehtësua nga Grupi për Ballkan, në kuadër të dialogut politik mes subjekteve parlamentare.

Burimi: https://insajderi.com/subjektet-politike-miratuan-deklaraten-per-kodin-e-miresjelljes/


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

🎉Celebrating the 10th anniversary of impactful work, the Balkans Group has been at the forefront of addressing Kosovo's and the region’s most pressing challenges.

Through supporting peace, fostering dialogue between Kosovo and Serbia, strengthening institutions, advancing…

4

Load More