Gjilan: Tryezë për fuqizimin e grupit të grave deputete përmes bashkëpunimit rajonal

19 Dhjetor 2019 – Grupi për Ballkan organizoi tryezën e katërt me radhë nga seria e konsultimeve, si pjesë e projektit “Fuqizimi i rolit të grupit të grave deputete përmes bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit të marrëdhënieve me mediat “.

Në tryezë gratë asambleiste diskutuan sfidat në nivelin lokal lidhur me zhvillimin e barabartë mes grave dhe burrave. Në anën tjetër, gratë e Kuvendit të Kosovës ofruan pikëpamjet e tyre dhe angazhimet që ato do të bëjnë për të mundësuar mënjanimin e sfidave dhe avancimin e pozitës së gruas në të gjitha nivelet.

Tre gra anëtare të sapo zgjedhura të Kuvendit debatuan për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me fuqizimin e gruas me anëtarët e asamblesë komunale; Lirije Kajtazi LDK, Labinotë Demi- Murtezi LVV dhe Arbëreshe Kryeziu Hyseni LVV diskutuan gjerësisht me asambleistet.

Lirije Kajtazi, një ish-anëtare e bordit të Grupit të Grave informoi asambleistet për punën e Forumit të Grave dhe këmbënguli që anëtarët e asamblesë të kuptojnë që zëri i tyre është po aq i rëndësishëm sa edhe i deputeteve.

Labinotë Demi-Murtezi uroi iniciativën e ndërmarrë për të mbledhur përfaqësues të grave nga niveli qendror dhe ai lokal. Znj. Demi- Murtezi theksoi se pa ndihmën e grave asambleiste, grupi i grave nuk do të funksionojë siç duhet, pasi rrënja e të gjitha çështjeve fillon në nivel komunal.

Arbëreshë Kryeziu Hyseni, një ish anëtare e asamblesë komunale të Gjilanit dhe tani deputete e zgjedhur në Kuvend, solli frymë të re diskutimi. Znj. Kryeziu sqaroi se grupi joformal i grave në kuvendet komunale është pak aktiv, dhe kërkoi që tryezat e rrumbullakëta të këtij lloji të bëhen më të shpeshta.

Znj. Kryeziu insistoi se burrat gjithashtu duhet të shërbejnë si model prë rritjen e pjesëmarrjes për gratë në procesin e vendimmarrjes, punësimit etj. Anëtaret e kuvendit komunal të Gjilanit nxorën në dritë disa çështje, si pushimi i lehonisë, pjesëmarrja e kufizuar e grave në dëgjime publike etj.

Asambleistet vendosën komunikim me deputetet dhe kërkuan të ishin në kontakte më të shpeshta me gratë anëtare të Kuvendit të Kosovës. Asambleistet lokale gjithashtu propozuan që të hapet një zyrë e përbashkët në qytetet rajonale, ku gratë deputete, anëtarett e asambleve lokale dhe përfaqësuesit nga zonat rurale takohen, për të diskutuar pengesat me të cilat përballen si dhe projektet e ndryshme.

Projekti synon të forcojë më tej ndikimin e Grupit të Grave dhe të zgjerojë shtrirjen e saj duke rritur bashkëpunimin me gratë asambleiste në nivel komunal. Projekti do të ndihmojë të vendos një bashkëpunim më të qëndrueshëm mes grave deputete dhe grave asambleiste në nivel komunal, do rritë bashkëpunimin me mediat, si dhe do të lehtësojë inicimin e dialogut publik në nivelin lokal dhe nacional, duke krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme midis grupit të grave dhe mediave përmes aktiviteteve të vazhdueshme. Aktivitete të tjera të projektit që mbështesin Grupin e Grave përfshijnë edhe një trajnim intensiv për përdorimin e rrjeteve sociale për gratë deputete, takime me përfaqësuesit e mediave dhe një konferencë përmbyllëse.

Projekti “Fuqizimi i rolit të grupit të grave deputete përmes bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit të marrëdhënies me mediat” financohet nga Fondi i Iniciativave Lokale të Kanadasë (CFLI) – një iniciativë e Qeverisë së Kanadasë”





Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

Kosovo deserves to join the @coe.
PACE committee recommends 🇽🇰for membership, highlighting its commitment to strengthening human rights standards and addressing challenges like protecting non-majority communities' rights.
For more, read the BPRG's report:https://shorturl.at/lFNO4

Load More