Gratë në Politikë III: Përfaqësimi gjinor në nivel lokal

24 mars 2021

Artikulli i ri i Grupit për Ballkan: Gratë në Politikë III: Përfaqësimi gjinor në nivel lokal prezanton të dhënat lidhur me përfaqësimin gjinor në nivelin lokal, në sektorë të ndryshëm dhe në rajonet ku operojnë institucionet dhe ndërmarrjet e targetuara. Burrat mbajnë pozita më të larta sesa gratë në të gjitha institucionet dhe ndërmarrjet në nivel lokal. Statistikat kërkojnë veprim të menjëhershëm drejt ndryshimit të mentalitetit të përgjithshëm në sektorin e biznesit dhe drejt sigurimit të zbatimit të ligjit.

Burrat dominojnë në të gjitha pozitat udhëheqëse dhe administrative në organet komunale. Të gjithë kryetarët e komunave në Kosovë janë burra dhe vetëm 6 nga 38 kryesues të Kuvendeve Komunale janë gra. Pabarazia gjinore është evidente edhe në Ndërmarrjet Publike lokale dhe rajonale (NP), asnjëra prej të cilave nuk udhëhiqet nga gratë. 9 NP nuk kanë asnjë grua në bordet e tyre të drejtorëve dhe 5 prej tyre nuk kanë asnjë grua në pozita të tjera menaxheriale. Mangësitë e tilla kërkojnë intervenime ligjore në procesin e emërimit të bordeve të drejtorëve të NP-ve, për të siguruar përfshirje të barabartë gjinore.

Po ashtu, burrat udhëheqin të gjitha universitetet publike, Inspektoratin e Punës dhe të gjitha përveç një prej divizioneve të tij të koordinimit. Situata nuk është më e kënaqshme as në gjyqësor, sektorin e sigurisë dhe institucionet shëndetësore, ku aktualisht vetëm dy gjykata dhe vetëm dy drejtori të Policisë drejtohen nga gratë. Sidoqoftë, një përfaqësim disi më progresiv i grave vërehet në pozita të tjera jo-udhëheqëse, gjë që dëshmon se gratë në Kosovë kanë më shumë gjasa të mbajnë pozita më të ulëta që paguhen më pak dhe për të cilat nevojitet më pak kompetencë profesionale.

Në pajtim me fushatën e Grupit për Ballkan “Një thirrje për Ndryshim” artikulli thekson se kuota prej 30% në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme duhet të rritet në 50% dhe se partitë politike duhet të vihen nën presion që të përfaqësohen me më shumë gra kandidate për zgjedhje dhe poste drejtuese. Paralelisht, duhet të ndërmerren veprime të tjera ligjore dhe administrative për të përmirësuar kushtet për një pjesëmarrje të shtuar të grave në institucionet publike. Ndryshimi i ligjeve të rëndësishme për të siguruar harmonizimin e tyre me Ligjin për Barazinë Gjinore kërkohet urgjentisht, ndërsa duhet të ndërmerren edhe masa të tjera të përkohshme afirmative. Thirrjet për më shumë përfaqësim të grave në pozitat udhëheqëse duhet të vazhdojnë dhe të gjithë akterët relevant duhet të punojnë drejt krijimit të një udhëheqjeje të ekuilibruar në aspektin gjinor, në të gjitha institucionet dhe kompanitë në Kosovë.

Artikullin e plotë mund ta gjeni këtu.

Ky artikull është prodhuar me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë Norvegjeze në Prishtinë dhe Fondit Kanadez për Iniciativa Lokale (CFLI). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e vetme e Grupit për Ballkan dhe nuk mund të merret për të pasqyruar pikëpamjet e donatorëve.


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

🎉Celebrating the 10th anniversary of impactful work, the Balkans Group has been at the forefront of addressing Kosovo's and the region’s most pressing challenges.

Through supporting peace, fostering dialogue between Kosovo and Serbia, strengthening institutions, advancing…

4

Load More