Grupi për Ballkan inicion një platformë të grupit të ekspertëve ndërnacional për ta përmirësuar dialogun mes Kosovës e Serbisë

22 nëntor 2016 – Anëtarët dhe partnerët e OJQ-ve të Grupit për politika dhe avokim Kosovë – Serbi mbajtën një sesion për shkëmbim të ideve me zyrtarë të lartë të EEAS për dialogun Kosovë-Serbi. Udhëheqësit e Grupit për Hulumtimin e Politikave në Ballkan, Instituti D4D, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, OJQ AKTIV, Forumi i Beogradit për Përsosmëri Politike, Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, Lëvizja Evropiane dhe YUCOM, partnerët themelues të Grupit për politika dhe avokim u angazhuan në avokim dhe aktivitete që nxisin dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë në nivel politik dhe shoqëror. Si reagim ndaj pengesave dhe bllokadave me të cilat ballafaqohet dialogu i lehtësuar nga Brukseli midis Prishtinës e Beogradit, Grupi për Ballkan nisi një platformë të instituteve hulumtuese nga Kosova dhe Serbia për ta mbështetur dialogun. Anëtarët e platformës janë OJQ-të e rëndomta dhe kryesore nga Kosova dhe Serbia.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

Recapping the 1st full day of the CSF Prep Forum, co-organized with @sudosteuropa! More than 130 participants met in 7 thematic groups to discuss core issues linked to the Berlin Process. See them in action ⬇️⬇️ #BerlinProcess10 #AspenWB

Load More