Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, dhe Drejtori Ekzekutiv i Grupit për Ballkan, Naim Rashiti, nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi në një ceremoni të organizuar nga Zyra e Presidentes.
Ky Memorandum Mirëkuptimi siguron mbështetje për Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës me ekspertizë profesionale përmes mbështetjes bujare të qeverisë suedeze.
Mbështetja me ekspertizë për Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës është pjesë e projektit “Avancimi i Agjendës Evropiane për Kosovën: Konsolidimi i Paqes, Institucioneve dhe Zbatimi i Reformave dhe Agjendave të Ndërlidhura me BE-në”, i financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (Sida).