Grupi për Ballkan organizoi trajnimin e dytë për të Rinjtë në Politikë

3 nëntor 2019 – Grupi për Ballkan organizoi raundin e dytë trajnues, pjesë e programit arsimor për “të Rinjtë në Politikë”. Ky trajnim në fusha dhe aftësitë e reja të politikave u organizua si vazhdim i raundit të parë të trajnimit i cili u mbajt në qershor 2019. Grupi i parë i pjesëmarrësve pati një mundësi unike për të fituar njohuri dhe aftësi shtesë përmes moduleve të reja mbi Qeverisjen e Mirë dhe Sundimi i Ligjit, politika arsimore, politika shëndetësore dhe sociale dhe integrimi në BE.

Për më tepër, pjesëmarrësve u është ofruar ekspertizë dhe janë angazhuar në aktivitete interaktive në zhvillimin e aftësive në ciklin e politikave, komunikimin me zgjedhës të ndryshëm, konceptimin dhe shpërndarjen e informatave të politikave, dhe negociatat dhe simulimin e dialogut.

Si pjesë e qëllimit të projektit, Grupi për Ballkan mblodhi së bashku anëtarët e forumeve rinore nga shtatë parti politike së legjislaturës  së fundit në Kuvendin e Kosovës (LDK, LVV, PSD, AKR, PDK, AAK dhe NISMA) përmes një programi intensiv trajnimi shumëditor me ligjërata interaktive dhe punë në grup. Trajnimi inkurajoi debat të strukturuar përgjatë njohurive akademike dhe praktike të mësuara, ndërsa gjithashtu u kërkoi pjesëmarrësve të punojnë në grupe të ndryshme për të zgjidhur probleme pragmatike të politikave të ndryshme.

Studentët janë angazhuar në debate analitike për çështje të Qeverisjes së Mirë dhe Sundimit të Ligjit dhe Politikës së Arsimit në Kosovë. Përmes përcaktimit të themeleve të qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, moduli i parë u kërkoi pjesëmarrësve që të angazhohen me përkufizime të barazisë, diskriminimit dhe të drejtave. Përveç ligjëratës mbi parimet kryesore të qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit dhe vlerën e tyre në kontekstin  Kosovarë, pjesëmarrësit patën një mundësi për të fituar një kuptim pragmatik të vendimmarrjes të bazuar në prova përmes shembujve praktik të ciklit të politikë-bërjes.

Duke pas parasysh se arsimi shpesh është një aspekt i anashkaluar përgjatë diskutimeve rreth politikave të Kosovës, pjesëmarrësit u ekspozuan gjithashtu ndaj gjendjes së politikës arsimore në vend. Përmes ekzaminimit të kornizës së politikave në Kosovë, pjesëmarrësit u informuan për tendencat kryesore që lidhen me zhvillimin e sistemit arsimor. Pjesëmarrësit më pas shfrytëzuan këto njohuri të fituara në mënyrë që të avokojnë për ndryshime në strukturën e arsimit parashkollor, para-universitar dhe universitar në Kosovë.

Studentët u informuan gjithashtu për çështjet kryesore që lidhen me shëndetin dhe politikën sociale dhe proceset e integrimit në BE. Gjatë modulit të politikës shëndetësore, pjesëmarrësit u njohën me standardet ndërkombëtare dhe vendore që lidhen me kujdesin shëndetësor përmes analizës së standardeve krahasuese të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH). Në mënyrë që t’u siguronin pjesëmarrësve një përvojë më praktike mbi politikën shëndetësore, ata u informuan mbi parimet themelore dhe qasjet në mënyrë që të hartojnë raporte të politikave që synojnë ekzaminimin të trendeve të ndryshme.

Për fund, pjesëmarrësve u prezantua një përmbledhje e plotë dhe e drejtuar nga procesi i Integrimit në BE. Moduli ofroi një ekzaminim të shëndoshë empirik të traktateve gjithëpërfshirëse të BE-së, dinamikën dhe marrëdhëniet e institucioneve kryesore të BE-së dhe Procesin e Asociimit të Stabilizim-it (SAP). Pasi qe pjesëmarrësit u pajisen me koncepte dhe mekanizma kryesorë të procesit të integrimit në BE, atyre u kërkua që të përdorin njohuritë e tyre të reja të krijuara në një dialog të simuluar duke ushtruar aftësitë negocimi.

Përveç katër moduleve gjithëpërfshirëse, Grupi për Ballkan gjithashtu ftoi dy folës të rastit për t’u ofruar pjesëmarrësve një diskutim më të mirë rreth implikimeve praktike të çështjeve të politikave për të cilat diskutuan.

Me qëllim që të ofrojmë njohuri mbi reformave kyçe të Kosovës për qeverisjen e mirë në sundimin e ligjit, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë dhe ish-drejtori i Zyrës për Planifikim Strategjik në Zyrën e Kryeministrit, Qemajl Marmullakaj, diskutoi rreth proceseve strategjike që kanë ndikuar në zhvillimin socio-politik të Kosovës. Z. Marmullakaj po ashtu  morri pjesë në diskutime kritike në lidhje kontrollin dhe bilancin e pushteteve Kosovë.

Për t’i ekspozuar studentët në një këndvështrim më kritik ndaj partive të tyre politike dhe zhvillimit të tyre, Dr. Artan Mustafa, profesor i njohur dhe ekspert i Politikës Sociale diskutoi çështje të shumta. Ligjërata e Dr. Mustafës u përpoq të ofrojë studentëve një shije të dinamikës politike të politikës sociale dhe bazës sociale të konfliktit politik. Përmes analizës empirike të Dr. Mustafa për zhvillimin ideologjik të partive politike në Kosovë dhe bazën e tyre shoqërore, pjesëmarrësit u inkurajuan të zhvillojnë një këndvështrim më kritik ndaj partive të tyre politike.

Programi trajnues “Të Rinjtë në Politikë” është pjesë e projektit shumë-shtyllësh “Avancimi i Institucioneve të Kosovës, Demokratizimi dhe Bashkëpunimi Rajonal”. Programi arsimor kërkon të ofrojë individëve të rinj dhe anëtarëve të partive politike në tërë Kosovën një shans për të zhvilluar shkathtësi  për t’i ndihmuar ata të kapërcejnë disa nga pengesat më kritike në karrierën e tyre.

Projekti është financuar nga Ambasada Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë.


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

🎉Celebrating the 10th anniversary of impactful work, the Balkans Group has been at the forefront of addressing Kosovo's and the region’s most pressing challenges.

Through supporting peace, fostering dialogue between Kosovo and Serbia, strengthening institutions, advancing…

4

Load More