Grupi për Ballkan organizoi trajnimin e parë të këtij viti të Programit Ekzekutiv “Të rinjtë në Politikë: Qeverisja dhe Sistemet Politike”

14 – 17 mars 2023

Grupi për Ballkan organizoi trajnimin e parë të këtij viti të Programit Ekzekutiv “Të rinjtë në Politikë: Qeverisja dhe Sistemet Politike”. Tridhjetë e tetë pjesëmarrës nga profile dhe parti të ndryshme politike ndoqën ligjerata dhe u përfshihnë në diskutime në çështje të ndryshme si Sundim i Ligjit, Qeverisja e Mirë, Zhvillimi Ekonomik dhe Politikat Shoqërore, Politikat Arsimore dhe Bashkëpunimi Rajonal. Të rinjtë poashtu do të kenë mundësi të jenë pjesë e vizitave studimore në institucione të rëndësishme publike.

Ishim të nderuar të kemi të pranishëm për një fjalë hyrëse Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Sh.T. Jens Erik Grøndahl theksoi rëndësinë e këtij trajnimi të organizuar nga Grupi për Ballkan dhe u shpreh krenar me ndikimin e programit në forcimin e gjeneratave të ardhshme të politikbërësve në Kosovë.

Në kuadër të këtij programi, Grupi për Ballkan organizoi edhe dy vizita studimore në institucionet e Republikës së Kosovës.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ku u takuan me ministren Arbërie Nagavci dhe shefen e kabinetit të ministres, Bora Shpuza. Ministrja bëri një prezantim mbi zhvillimet më të fundit në arsimin parashkollor, arsimin profesional dhe arsimin e lartë.

Vizita e dytë u realizua në Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Pjesëmarrësit u takuan me kryesuesin, z. Albert Zogaj, i cili u prezantoi misionin, vizionin dhe organogramin e KGJK-së, si dhe diskutoi për sfidat e sistemit gjyqësor në Kosovë. Kjo vizitë ofroi një mundësi të shkëlqyer për pjesëmarrësit që të kuptojnë më thellë funksionimin e sistemit gjyqësor në Kosovë.

Këto vizita studimore u dhanë pjesëmarrësve njohuri të vlefshme që do t’i ndihmojnë ata në të ardhmen.

Ky aktivitetet mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

Exciting news! The Parliamentary Assembly of the Council of Europe voted in favour of the draft Opinion recommending Kosovo’s membership to the CoE!
Kosovo is now one step closer to joining the @coe and gaining access to its extensive mechanisms.

Load More