Hulumtim – Fushata kundër radikalizimit “Mbështetje për premtimin”

Nëntor 2016 – Grupi për Ballkan zhvilloi njëmbëdhjetë intervista në nëntor të vitit 2016, në Ferizaj, Drenas dhe Vushtrri. Hulumtimi përfshiu intervista me përfaqësues të organizatave lokale, të shoqërisë civile, këshillave fetarë, policisë rajonale, zyrtarëve komunalë dhe udhëheqësve të komunitetit. Ato na ndihmuan ta kuptojmë më mirë kontekstin lokal mbi çështjen lidhur me ekstremizmin fetar, ndikimin e tij në komunitet, dhe mangësitë dhe sfidat shoqërore e institucionale në adresimin e çështjes shqetësuese për radikalizimin.

Hulumtimi ynë ka identifikuar tema për debate publike, qasjen dhe mënyrat për t’i inkurajuar komunitetet lokale, në veçanti prindërit, nënat, studentët, të rinjtë, për ta ngritur zërin kundër radikalizimit. Fuqizimi i zërave të komunitetit lokal është qasje jetike për luftë efektive kundër ekstremizmit.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

The Berlin Process: Ahead of the summit, the @BalkansGroup, in cooperation with the @sudosteuropa and @AspenGermany, hosted an advocacy roundtable with SHERPAs, representatives of the WB governments, and civil society. 🇩🇪 and 🇳🇴 Envoys for WB contributed to the event.

Load More