Iniciativat për përafrimin e qëndrimeve për Demarkacionin – të vonshme, por jo të kota!

Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi, ka bërë mbrëmë bashkë pozitën dhe opozitën. Në takimin që u mbajt me iniciativën e Naim Rashitit nga Grupi Ballkanik për Politika, u ulën në një tavolinë përfaqësuesit nga Lëvizja Vetëvendosje, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Gjatë këtij takimi, është aprovuar një deklaratë politike me anë të së cilës partitë politike do të gjejnë konsensus për të ecur përpara proceset e Kosovës, përfshirë çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se iniciativat e tilla janë të mirëpritura, sepse çështja e demarkacionit nuk është partiake, por nacionale!

Në një prononcim për Telegrafin, Bulliqi shprehet se në rastin e iniciativave të tilla është mirë paraprakisht të ketë ndonjë propozim konkret.

“Nuk mjaftojnë vetëm iniciativat e mira pa ndonjë vlerësim shkencor ose pa diçka që ofron përfundim të kënaqshëm për të gjitha palët”, tha ai duke shtuar se pret që propozimi i deputetit Shaip Muja të kalojë në Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror. “Propozimin e tij ende nuk kemi arritur ta analizojmë, unë dhe ekipi im. Por, ka brumë që ia vlen të diskutohet”.

I pyetur se a do të duhej të rikthehet në Kuvend marrëveshja e tashme e demarkacionit me Malin e Zi, Bulliqi tha “më mirë jo – nëse nuk ka konsensus për të”.

“Kuvendi ka mundësi me e gjet formën për t’i përmirësuar gabimet. Qeveria dëshiron ta ruajë integritetin territorial të vendit, ndaj aktivitet e fundit të kryeministrit shkojnë në këtë drejtim”, ka thënë deputeti i LDK-së.

Në anën tjetër, analisti Imer Mushkolaj, duke komentuar takimin e mbrëmshëm të subjekteve politike, shprehet se asnjë takim nuk mund të jetë i frytshëm derisa palët nuk janë të sinqerta dhe serioze.

“Koalicioni qeveritar duhet ta pranojë se ka pasur probleme me demarkacionin dhe se duhet nisur procesin nga fillimi. Opozita nuk ka çfarë të diskutojë nëse insistohet që procesi të çohet tutje kështu si është e të mos nis nga fillimi”, ka thënë Mushkolaj.

Pjesë e takimit të mbrëmshëm ishin Arban Abrashi e Faton Avdullahu nga LDK, Xhavit Haliti dhe Ilmi Reçica nga PDK, Aida Dërguti ishte e vetmja përfaqësuese e Vetëvendosjes, Muharrem Nitaj e Ardian Gjini ishin nga AAK, ndërsa Nisma për Kosovën përfaqësohej nga Bilall Sherifi e Jakup Krasniqi. /Telegrafi/

Burimi: https://telegrafi.com/iniciativat-per-perafrimin-e-qendrimeve-per-demarkacionin-te-vonshme-por-jo-te-kota/


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

📣 Balkans Group is looking for a Finance and Admin Intern to join our team.

👉 The closing date for applications is 15 November 2024.

🖇 For more details, visit the link: https://shorturl.at/JcTEe

Load More