Koha.net: Dy kushtet për liberalizim vizash mbeten për qeverinë e ardhshme

Pavarësisht se kush fiton në zgjedhjet e qershorit në Kosovë, duhet të realizojë dy kushtet e domosdoshme për liberalizimin e vizave, raporton KTV.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, ka thënë se PDK-ja e LDK-ja duhet t’u tregojnë koalicioneve të veta se e kanë pranuar marrëveshjen për demarkacionin.

Asnjëra nga partitë në vend nuk i kanë komentuar deklaratat e eurodeputetes.

Mirëpo, sipas gazetarit Adriatik Kelmendi, partitë në koalicion duhet t’ua bëjnë të qartë votuesve të tyre se çfarë do të bëjnë për ratifikimin e demarkacionit.

Kurse Naim Rashiti, nga Grupi Ballkanik për Politika, ka thënë se qeveria e kaluar ka pasur më shumë mundësi për ta kaluar demarkacionin, pasi që sipas tij, qeveria e re nuk do ta ketë përkrahjen aq të madhe nga bashkësia ndërkombëtare.

PDK-ja dhe LDK-ja, të cilat tani janë në lista me parti të tjera, e kanë nënshkruar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi në vitin 2015.

Tash, këto dy parti janë në lista me parti të tjera, liderët e të cilave e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje.

Burimi: https://www.koha.net/zgjedhjet-lajme/23686/dy-kushtet-per-liberalizim-vizash-mbeten-per-qeverine-e-ardhshme/


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

🎉Celebrating the 10th anniversary of impactful work, the Balkans Group has been at the forefront of addressing Kosovo's and the region’s most pressing challenges.

Through supporting peace, fostering dialogue between Kosovo and Serbia, strengthening institutions, advancing…

4

Load More