Konferenca e lansimit të raportit të politikave “Integrimi i serbëve në Kosovë pas Marrëveshjes së Brukselit”

19 mars 2015 – Grupi për Ballkan prezantoi raportin e politikave “Integrimi i serbëve në Kosovë pas Marrëveshjes së Brukselit”. Prezantimi i raportit u parapri nga një diskutim në tryezë të rrumbullakët në praninë e aktorëve kryesorë politikë dhe ndërkombëtarë, politikëbërësve dhe gazetarëve në Prishtinë. Raporti shqyrton gjendjen aktuale të zbatimit të Marrëveshjes së Parë për Normalizimin e Marrëdhënieve. Ai diskuton sfidat e integrimit të serbëve dhe si t’i kapërcehen ato më mirë në një mënyrë që i forcon institucionet e Kosovës dhe respektin e komunitetit të saj serb. Raporti analizon institucionet ekzistuese ilegale serbe në gjithë vendin. Asociacioni/bashkësia është një pjesë shumë e rëndësishme e Marrëveshjes dhe një fokus i këtij raporti; hulumtimet dhe rekomandimet e detajuara përshkruajnë se si ajo duhet të çojë në integrimin e plotë të komunitetit serb në Kosovë, të largohen institucionet e Beogradit dhe të avancohet normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Përveç fjalimeve të tyre, ambasadorja e Zvicrës, Sh.S. Krystyna Marty Lang dhe ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Sh.T. Jan Braathu, iu bashkuan panelit tonë si folës. Marko Prelec, Drejtori Ekzekutiv i BPRG-së, paraqiti gjetjet e raportit. Diskutimi përfshiu anëtarë dhe zyrtarë të dalluar të shoqërisë civile në një debat të gjallë rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe integrimin e komunitetit serb. Raporti u prezantua gjithashtu në Mitrovicën veriore, Beograd dhe Bruksel.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

📣 Balkans Group is looking for a Finance and Admin Intern to join our team.

👉 The closing date for applications is 15 November 2024.

🖇 For more details, visit the link: https://shorturl.at/JcTEe

Load More