Konferenca mbi skenarët për finalen e madhe mes Kosovës e Serbisë

10 prill 2018 – Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) dhe Grupit për Hulumtimin e Politikave në Ballkan (BPRG) botuan raportin e politikave “Skenarët për finalen e madhe mes Kosovës e Serbisë “. Me këtë rast u mbajt një konferencë e nivelit të lartë që përfshinte të gjithë udhëheqësit e Kosovës, anëtarët e parlamentit, degët e qeverisë, shoqërinë civile, ekspertët, anëtarët e akademisë, shoqatat e biznesit, ambasadorët, diplomatët dhe mediat. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri, Ramush Haradinaj, udhëheqësi i Vetëvendosjes, Albin Kurti, nënkryetari i parë i LDK-së, Lutfi Haziri, Ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie, paraqitën pikëpamjet e veta për skenarët dhe procesin e dialogut.

Drejtori Ekzekutiv i RIDEA-s, Labinot Greiçevci, prezantoi gjetjet, skenarët e mundshëm dhe rekomandimet. Skenarët u ndanë në tri opsione: 1) Vazhdimi i status quo-së, që përfshin rrethanat ku dialogu ndalet ose vazhdon me të njëjtin format të dialogut; 2) Normalizimi i plotë i marrëdhënieve nëpërmjet marrëveshjes bilaterale që do të përfshinte njohje të plotë ose të paktën një traktat me anëtarësim në OKB për Kosovën, dhe 3) Rregullimi kufitar i shkëmbimit të territoreve, ide kjo që nuk gjeti mbështetje në Kosovë.

Udhëheqësit e Kosovës, qeveria dhe opozita mirëpritën studimin dhe rekomandimet dhe brenda frymës së dialogut të brendshëm shprehën gatishmërinë e tyre për të mbetur të angazhuar dhe për ta rritur konsensusin për çështjen e dialogut me Serbinë dhe për ta kërkuar një marrëveshje përfundimtare me të. Të gjithë udhëheqësit dhe panelistët ndanë pikëpamjen se kjo status quo nuk i sjell dobi vendit.

Diskutimet përfshinin reagime dhe pyetje nga pjesëmarrësit. Kjo konferencë do ta shënojë fillimin e debatit për këtë temë delikate dhe shpesh jopopullore të dialogut me Serbinë. Udhëheqësit ofruan mbështetjen e tyre për këtë dialog dhe vullnetin e tyre për të bashkëpunuar në çështjen e dialogut me Serbinë.

Konferenca u organizua me mbështetjen e Ambasadës Norvegjeze në Kosovë, me rastin e publikimit të studimit me të njëjtën temë.

Për më shumë, kliko për t’i lexuar Skenarët për finalen e madhe mes Kosovës e Serbisë.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

📣 Balkans Group is looking for a Finance and Admin Intern to join our team.

👉 The closing date for applications is 15 November 2024.

🖇 For more details, visit the link: https://shorturl.at/JcTEe

Load More