Konferenca ndërkombëtare “Njëzet vite pas: Perspektivat dhe sfidat për Ballkanin Perëndimor”

29 maj 2019 – Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan (BPRG) organizuan konferencën ndërkombëtare me temën “Njëzet vite pas: Perspektivat dhe Sfidat për Ballkanin Perëndimor”. Konferenca u organizua me rastin e njëzet vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Konferenca ka shtjelluar disa nga sfidat më të rëndësishme me të cilat përballet regjioni i Ballkanit Perëndimor kundrejt integrimit në organizata ndërkombëtare duke përfshirë BE-në, NATO dhe organizata tjera të sigurisë.

Në mesin e një numri të gjerë të ekspertëve vendas dhe zyrtarëve qeveritarë, kanë marrë pjesë panelistë të shquar nga SHBA, BE, Gjermania, Norvegjia, Hungaria, Sllovenia, Rusia, Maqedonia dhe Shqipëria. 

Në hyrje të konferencës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se “Kosova po kalon në një fazë ku duhet të merren vendime të vështira. Kosova është një storie suksesi e cila ende nuk ka përfunduar. Aspirata e Kosovës është anëtarësimi në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare. Gjatë këtij rrugëtimi, ne kemi sfida tjera që duhet të tejkalohen por ne kemi bërë progres në rend dhe ligj, me themelimin e ushtrisë së Kosovës dhe përmbushjen detyrave tona si shtet.”

Susan Falatko, drejtoreshë për Ballkanin perëndimor në Byronë për Evropë dhe Euroazi të Departamentit Amerikan të Shtetit, theksoi se “qëllimi ynë, si ShBA, është një Ballkan Perëndimor i begatë dhe i qëndrueshëm, i rrënjosur në sundimin e ligjit dhe institucionet e konsoliduara demokratike”.

Kurse Niels Engelschiøn, drejtor i përgjithshëm për marrëdhënie Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Norvegjisë tha se “Evropa nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Rajoni i përket kontinentit tonë gjeografikisht dhe nga kultura. Siguria, liria dhe prosperiteti ynë varen reciprokisht.”

Tri panelet tjera shtjelluan edhe tri tema shumë të rëndësishme. Paneli i parë filloi me temën Përgjegjësinë për të Mbrojtur (R2P), që është një normë e Sigurisë Ndërkombëtare dhe e të Drejtave të Njeriut, e cila vihet në zbatim vetëm në raste të dështimit të Mekanizmave Ndërkombëtar për të parandaluar Gjenocidin, Krimet e Luftës, Spastrimin Etnik dhe Krimet Kundër Njerëzimit. Gjatë panelit u diskutua për mësimet e marra nga e kaluara dhe rruga përpara për rajonin. Pjesë e këtij debati ishin panelistët Muhamet Hamiti, ish ambasador i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar dhe Profesor në Universitetin e Prishtinës, Aidan Hehir, ligjërues në Universitetin Westminster në Mbretërinë e Bashkuar dhe Robert Wilton që është zyrtar ndërkombëtar në Kosovë dhe Shqipëri.

Paneli i dytë shtjelloi temën e misioneve paqeruajtëse dhe integrimin. Thelbi i diskutimit ishte bashkëpunimi aktual dhe ai në të ardhmen midis vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE, NATO, OKB dhe OSBE në fushën e misioneve paqeruajtëse. Poashtu në këtë panel u ngritën diskutime në nivelin akademik për forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor me akterë ndërkombëtarë. Paneli u përbë nga Burim Ramadani, zëvendësministër i Mbrojtjes në Republikën e Kosovës, Arian Starova kryetar i Këshillit Atlantik të Shqipërisë dhe Giorgos Triantafyllou nga programi i Evropës Juglindore në ELIAMEP.

Së fundmi, konferenca u mbyll me një panel diskutim mbi dialogun Kosovë-Serbi me qëllim të shqyrtimit të perspektivave të jashtme mbi marrëveshjen përfundimtare mes dy vendeve dhe mënyrat për të ecur përpara drejt integrimit në BE. Paneli përbëhej nga z. Blerim Shala, këshilltar i Presidentit të Republikës së Kosovës dhe anëtar i ekipit negociator të dialogut në Republikën e Kosovës; Znj. Christiane Hullmann, Zëvendës Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor pranë Zyrës Federale të Punëve të Jashtme të Gjermanisë; Z. Maxim Samorukov Zëvendës Shef i Qendrës Carnegie në Moskë; Z. Peter Grk, Sekretar i Përgjithshëm i Forumit Strategjik të Bledit nga Ministria Sllovene e Punëve të Jashtme dhe Z. Marko Savković, drejtor i programit në Fondin e Beogradit për Përsosmëri Politike (BFPE), të cilët paraqitën pikëpamjet e tyre mbi dialogun, dhe zgjidhjen përfundimtare nga këndvështrimet e vendeve të ndryshme nga të cilat vinin. Si pasojë u vu re se shumica e vendeve të BE dëshirojnë të shohin përparim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, megjithëse ky proces është kompleks. BE-ja është ajo që duhet të sigurojë një mjedis për dialog por që procesi duhet të udhëhiqet nga Kosova dhe Serbia.

Në pyetjen e publikut për panelistët se si Kosova mund të ndërtojë besimin me Serbinë, kur lufta dhe përfundimi i saj janë kaq të freskët dhe nuk ka pasur shenja keqardhjeje, Z. Peter Grk deklaroi se “nuk mund të ketë një dialog të suksesshëm nëse nuk ka besim”. Sipas z. Grk, marrëveshja PRESPA është një histori suksesi dhe “ne duhet të japim atë që premtojmë”.

Ndërsa në pyetjen për qëndrimin e Rusisë në dialog, zoti Maxim Samorukov pohoi se “Rusia dëshiron të mbajë status quo-në, dhe nëse kjo ndryshon ekziston mundësia që ata të mund të ndërhyjnë për ta parandaluar atë. Deklaratat aktuale ruse janë të paqarta, Rusia do të mbështesë çdo marrëveshje të rënë dakord nga Beogradi, por gjithashtu do të qëndrojë vetëm në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së “.

Konferenca, e cila mblodhi aktorët dhe palët e interesuara rajonale dhe ndërkombëtare, trajtoi çështjet e rëndësishme me të cilat ballafaqohet rajoni. Panelet përfunduan se rajoni ka ende shumë pengesa për të kapërcyer në fusha të ndryshme të udhëtimit drejt integrimit në organizatat ndërkombëtare të sigurisë. Panelistët deklaruan se qëllimi i organizatave ndërkombëtare është krijimi i një Ballkani Perëndimor të qëndrueshëm dhe të begatë. Ata theksuan se ekziston një potencial i një Kosove që funksionon plotësisht, por fokusi duhet të zhvendoset në çështjet e domosdoshme. U ra dakord që perspektiva evropiane është një motivim për Serbinë dhe Kosovën. Konkluzioni i nxjerrë nga konferenca ripohoi faktin se nuk ka Evropë pa Ballkanin Perëndimor.

Kjo konferencë është përkrahur nga Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze në Prishtinë dhe nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur.

Më poshtë gjeni raportet e meida mbi aktivitetin:


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

📣 Balkans Group signed a cooperation agreement with the Swedish International Development Cooperation Agency – Sida, to support the new project - Advancing the European Agenda for Kosovo: Consolidating Peace Institutions and EU-Related Reforms. This project aims to strengthen…

3

Load More