Konteksti më i gjerë i dialogut teknik Beograd-Prishtinë

Gati 60 vjet negociata midis administratave të ndryshme lokale në territorin e ish-Jugosllavisë lidhur me ndikimet territoriale dhe infrastrukturën janë të rëndësishme për formësimin e dialogut teknik midis Prishtinës dhe Beogradit. Mësimet kryesore të nxjerra gjatë kësaj periudhe të gjatë janë se ndërhyrjet e (rralla) të qëllimta të jashtme në infrastrukturën fizike kanë ndikuar thellësisht në promovimin e marrëveshjeve të qëndrueshme dhe çrrënjosjen e varfërisë, ndërsa negociatat e pafundme politike kishin tendencën të anashkalojnë problemet e varfërisë. Kur krijohet një realitet i ri fizik, njerëzit përshtaten me të dhe, me më shumë ose më pak fërkime, jeta e popullatës vendëse bëhet më e mirë dhe zgjidhjet politike bëhen më të lehta. Kriza e Triestes nga vitet 1950-a e dëshmon këtë efekt.

Për shkak të domosdoshmërisë fiskale dhe nevojës për ndihmë ndërkombëtare, i gjithë rajoni nënshkroi marrëveshjet ndërkombëtare për ndryshimet klimatike (UNFCCC Marrëveshja e Parisit), tregun e energjisë (Traktati i Komunitetit të Energjisë) dhe integrimin në BE. Këto marrëveshje shoqërohen me rregullat dhe rregulloret për investime, duke përfshirë Marrëveshjen e OECD-së për Financimin e Eksporteve dhe rregulloret për ndihmën shtetërore. Kosova po ashtu, edhe pse nuk është anëtare e OKB-së, është e vendosur t’i përmbahet këtyre marrëveshjeve si pasojë e mandatit të OKB-së dhe aspiratave të rajonit për t’u anëtarësuar në BE, veçanërisht pas marrëveshjes së arritur në Bruksel midis Prishtinës dhe Beogradit për bashkëpunim rajonal, në vitin 2012. Të gjitha këto marrëveshje formojnë një kornizë ligjore për dialogun teknik dhe bazën për marrëveshjet eventuale të qëndrueshme.

Megjithatë, një numër i marrëveshjeve kyçe ndërkombëtare, që janë të nevojshme për të lehtësuar zhvillimin ekonomik, ende nuk janë plotësisht të zbatueshme në Ballkan. Kjo përfshin protokollet e UN ECE për ndotjen ndërkufitare, rrjedhjen e ujërave ndërkufitare, radionuklidët natyrore të avancuara teknologjikisht (TENORM), qasjen në det dhe shumë të tjera. Për më tepër, nuk janë parashikuar disa aspekte kritike siç janë ndikimet ndërkufitare të shpyllëzimit, ndërsa disa të tjera (siç janë direktivat e BE-së për emisione, të cilat janë më të përshtatshme për Evropën Veriore dhe Perëndimore, të cilat i rreh era, por që nuk janë aq të përshtatshme për luginat karstike të Ballkanit ku era e fortë është e rrallë) të cilat nuk janë krejtësisht të përshtatshme për këtë rajon.

Kjo demonstron paqartësi rreth kornizës më të gjerë ligjore për çfarëdo dialogu teknik dhe qëndrueshmëri të marrëveshjeve eventuale. Prandaj është e këshillueshme që të gjithë pjesëmarrësit të marrin parasysh tërë kornizën ndërkombëtare ligjore dhe plotësisht të kuptojnë implikimet afatgjata të opsioneve të ndryshme teknike.

Përderisa e gjithë kjo krijon mjedis ligjor për negociata të vazhdueshme ndërmjet administratave të Serbisë dhe Kosovës, ekziston edhe realiteti fizik që duhet të merret parasysh. Nga zonat e larta të Kosovës uji rrjedh në drejtim të pellgjeve ujore të Adriatikut, Danubit dhe Egjeut. Shpyllëzimi masiv në atë zonë prek regjimin e ujit në pjesën më të madhe të territorit të Serbisë. Duke qenë në lartësi të lartë mbidetare, emetimet (në ajër dhe ujë) nga Kosova (ekzistuese ose të planifikuara) nga termocentralet me linjit ndikojnë gjithashtu edhe në territorin e Serbisë dhe të vendeve fqinje të BE-së. E njëjta vlen edhe për termocentralet me linjit në Serbi.

Këto efekte janë rritur për shkak të ndryshimeve klimatike: Ballkani në 20 vjetët e fundit po ballafaqohet me disa nga vitet më të ngrohta në histori. Temperaturat mesatare janë rritur dhe modelet e reshjeve janë shumë më të paqëndrueshme: ekstremet e shkrirjes dhe të përmbytjeve kanë tejkaluar shkrirjen e qëndrueshme të mbulesës afatgjate të dëborës.

Duke qenë të vendosura në fund të luginave karstike, minierat e linjitit me infrastrukturën përcjellëse energjetike janë ekspozuar në mënyrë jo proporcionale ndaj rreziqeve të përmbytjeve dhe këto rreziqe janë në rritje. Derisa cilësia mesatare e linjitit përkeqësohet në të gjithë rajonin, minierat e hapura duhet të zgjerohen në zona më të mëdha, të shkojnë më thellë, të nxjerrin më shumë ujë dhe kërkojnë infrastrukturë më të madhe për rezultate të njëjta energjetike. Korniza ligjore dhe realiteti fizik ndërveprojnë për të ndikuar në vlerën komerciale të burimeve natyrore, burimeve gjeologjike dhe territorit.

Këto ndërveprime janë të dukshme edhe në transport: Edhe pse disa shtete bregdetare e njohin Kosovën si shtet të pavarur, ato nuk janë të detyruara t’i sigurojnë qasje të pa penguar në det, pasi Konventa e OKB-së [sh.p. mbi të Drejtën e Detit] nuk aplikohet. Kjo mund të jetë hapësira për shfrytëzimin e konventave të BE-së. Edhe nëse merret në konsideratë Konventa mbi të Drejtën e Detit, portet dhe infrastruktura ekzistuese e hekurudhave nuk kanë shumë për të ofruar. Nga një perspektivë tjetër, sistemi jofunksional hekurudhor dhe menaxhimi jofunksional i kargos në Beograd nuk ofrojnë mundësi për tregti ndërkombëtare të subjekteve afariste nga Kosova ose Serbia dhe pjesës tjetër të Ballkanit drejt zonës së pellgut të Danubit. Pavarësisht sa ambicioze bëhen politikat tregtare dhe regjimet doganore, me ato arrihet pak përkundër ndërhyrjeve dramatike të politikave. Këto rrethana lehtësojnë varfërinë e vazhdueshme jo vetëm në Serbi dhe Kosovë, por në shumicën e Ballkanit.

Kjo krijon implikime të thella politike. Rriten mosmarrëveshjet ndërkufitare rreth përdorimit të hidrocentraleve, mbrojtjes nga përmbytjet, ndotjes ndërkufitare, energjisë dhe tregtisë. Përdorimi i të dhënave historike nuk aplikohet më; qeveritë dhe institucionet financiare trashëguan të menduarit rreth potencialit të investimeve që edhe më shumë komplikon marrëdhëniet e tyre, jo vetëm ndërmjet tyre, por edhe me popullsinë vendëse dhe pjesën tjetër të Evropës.

Ashtu si qëndrojnë gjërat tani, rajoni ka të ngjarë të dështojë të përmbushë aspektet materiale të një numri detyrimesh ndërkombëtare dhe të ndajë pjesën e drejtë të barrës së vet në luftimin e ndryshimeve klimatike. Para fundit të këtij viti, do të jetë më i dukshëm një numër i dështimeve, vonesave dhe mangësive në arritjen e detyrimeve materiale lidhur me ndryshimet klimatike, ndikimet mjedisore, infrastrukturën e transportit dhe tregjet e energjisë. Ballkani mund të gjejë veten në konflikt me Bashkimin Evropian dhe pjesën dërmuese të bashkësisë ndërkombëtare, në situatën e rritjes së rreziqeve fizike dhe shpërbërjes së kornizës ligjore. Rajoni përsëri mund të shfaqet si rrezik për sigurinë, madje në një kontekst shumë më të ndërlikuar. Nëse kjo ndodh, mjedisi për negociata mund të komplikohet edhe më shumë.

Duhet të merret parasysh se investimet aktuale vendimtare e të qëllimta të jashtme në pyllëzime masive, parandalimin e erozionit, sigurinë energjetike, çrrënjosjen e varfërisë energjetike dhe infrastrukturën e transportit komercial janë parakushte të domosdoshme për përparime eventuale në marrëdhëniet politike në Ballkanin Perëndimor, e në veçanti Serbi-Kosovë. Qëllime të mençura në drejtim të investimeve të qëndrueshme komerciale duhet të mbizotërojnë mbi interesat e caktuara të rrënjosura në pritjet e vjetruara të të kërkuarit të qirasë. Vetëm kur (ose nëse) hisedarët relevantë përqafojnë infrastrukturën e re dhe më të qëndrueshme, si dhe realitetet fizike, ligjore dhe komerciale, do të ketë bazë për diskutim të frytshëm.

Artikullin në origjinal e lexoni këtu në gjuhën Angleze dhe Serbe.

Ky publikim është botuar me asistencë të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë-Serbi dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Bashkimit Evropian.


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

📣 Balkans Group signed a cooperation agreement with the Swedish International Development Cooperation Agency – Sida, to support the new project - Advancing the European Agenda for Kosovo: Consolidating Peace Institutions and EU-Related Reforms. This project aims to strengthen…

3

Load More