Kosova 2019: Shmangia e krizës paszgjedhore – Rrugëtimi nga certifikimi deri tek inaugurimi

29 nëntor 2019 – Artikulli i ri i Grupit për Balkan prezanton procesin dhe hapat që kërkohen për konstituimin e kuvendit të ri dhe formimin e qeverisë. Liderët e institucioneve, përfaqësuesit e partive politike dhe të zgjedhurit e ri në kuvendin e Kosovës duhet të sillen me maturi dhe ndihmojnë në formimin e institucioneve pa vonesa. Skenarët e të kaluarës dhe sfidat e vitit 2014 dhe 2017, duhet të përjashtohen me çdo kusht.

Artikulli, Kosova 2019: Shmangia e krizës paszgjedhore – Rrugëtimi nga certifikimi deri tek inaugurimi, përshkruan procedurën dhe veprimet ligjore që duhet të ndërrmirren nga dita e certifikimit deri te votimi i qeverisë së re. Grafikoni i bashkangjitur e ilustron këtë proces më së miri. Po ashtu, artikulli përshkruan rolin e secilit institucion në këtë proces dhe veprimet që ato duhet të i ndërmarrin.

Presidenti i Kosovës, ish kryetari i kuvendit, përfaqësuesit e partisë fituese si dhe të gjitha partitë parlamentare duhet të veprojnë në mirëbesim, respektojnë aktet kushtetutës dhe rregulloren e punës së kuvendit, dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme për ta përmbyllur procesin e formimit të institucioneve

Është shumë me rëndësi, ashtu siç artikulli e justifikon, dhe Grupi për Balkan kërkon, që të gjithë aktorët t’i trajtojnë konstituimin e kuvendit dhe formimin e qeverisë si dy procese të ndara. E para derivon si rezultat i drejtpërdrejt i zgjedhjeve dhe të gjitha partitë e reja parlamentare dhe anëtarët e kuvendit janë të obliguar të marrin pjesë në konstituimin e tij. Formimi i qeverisë, më pastaj varet nga sigurimi i një shumice parlamentare për ta votuar atë.  

Nëse të gjithë mekanizmat performojnë siç është përshkruar, brenda një afat minimal dhe pa vonesa, Kuvendi do të jetë funksional dhe qeveria do të formohet jo më larg se mesi i muajit janar 2020. Dështimi i këtij procesi, do të shkaktonte zgjedhje të reja të cilat do të mbaheshin në mars të vitit të ardhshëm, proces i cili do të kishte pasoja dërrmuese për vendin.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

Exciting news! The Parliamentary Assembly of the Council of Europe voted in favour of the draft Opinion recommending Kosovo’s membership to the CoE!
Kosovo is now one step closer to joining the @coe and gaining access to its extensive mechanisms.

Load More