Marrëdhëniet ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe faktorëve ndërkombëtar

Kosova ditëve të fundit u përballë me kritika të ashpra nga faktorët ndërkombëtarë pas një nisme për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën e Posaçme. Diplomatët amerikanë dhe evropianë paralajmëruan udhëheqësit dhe deputetët për pasoja të rënda nëse nisma do të kalonte.

Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për politika thotë për Zërin e Amerikës se tashmë çështja e shfuqizimit të ligjit për Gjykatën e Posaçme ka përfunduar dhe sipas tij duhet kërkuar rrugë nga institucionet që kjo çështje të përmbyllet sa më shpejtë.

“Unë mendoj që ky proces është përmbyllur dhe po kërkohet rrugë për të dalë nga ky proces, por do të kishte qenë tmerruese po sikur të kishte ndodhur. Gjykata nuk mund të anulohet dhe ligji nuk mund të shfuqizohet por i tërë procesi gjyqësor duhet të menaxhohet në mënyrë që të përmbyllet kjo barrë për vendin sa më shpejt. Si proces i tillë do të jemi në telashe deri më vitin 2020 ku eventualisht dikush nga ndërkombëtarët dhe vet Bashkimi Evropian do të kërkojë vazhdimin e saj, duhet të bëhet gjithçka për të inkurajuar përmbylljen e procesit deri atëherë dhe për të ndërtuar një sistem gjyqësor që pas një kohe të kthehet këtu”, tha zoti Rashiti.

Zoti Rashiti thotë se tentimet për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën e Posaçme kanë dëmtuar besueshmërinë e udhëheqësve të institucioneve përballë faktorit ndërkombëtar.

“Duhet një maturim ose hapa konkret për të dëshmuar ndryshe dhe e para duhet të filloj me gjetjen e rrugës drejt për përmbylljen e kësaj agjende që të mos shkohet deri atje, të përgatitet shteti për çështjen e dialogut, të përfundojë të gjitha reformat e brendshme dhe të përgatitet për një etapë tjetër të shtetndërtimit. Por, varra në marrëdhëniet ndërmjet udhëheqësve të vendit tonë dhe ndërkombëtarëve do të mbetet edhe më gjatë”, tha zoti Rashiti.

Edhe, analisti Ramush Tahiri thotë se shfuqizimi i gjykatës do të sillte pasoja të mëdha pasi që sipas tij ky është një angazhim ndërkombëtar.

“Kosova nuk mund të tërhiqet njëanshëm nga obligimet ndërkombëtare, aq më parë që Parlamenti i Kosovës me aktivizimin e të drejtës në këtë mënyrë pa pas rrethana apo fakte të reja vetëm e aktivizon rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe i jep kompetenca përfaqësuesit të posaçëm që të anuloj vendimet e institucioneve të Kosovës edhe pse ne që nga viti 2008 jemi shtet Sovran dhe i pavarur”, tha zoti Tahiri.

Ditë më parë, kryesia e parlamentit të Kosovës nuk pati kuorum për të caktuar seancë të parlamentit, ku pritej të hidhej në diskutim edhe nisma e 43 deputetëve për të shfuqizuar gjykatën që do të trajtojë pretendimet për përfshirjen e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime gjatë luftës dhe pas luftës në Kosovë.

Kjo nismë e deputetëve sipas vëzhguesve të punës së parlamentit, tashmë më ka skaduar, pasi që sipas tyre rregullorja e parlamentit përcakton se një mocion duhet të futet në rend të ditës brenda tri javësh, që nga koha kur dorëzohet.

Që nga 22 dhjetori kur u hodh nisma për shfuqizimin e Gjykatës së Posaçme, faktorët ndërkombëtare kanë kundërshtuar me forcë mundësinë e këtyre ndryshimeve.

Ideja për shfuqizimin e gjykatës pasoi nënshkrimin e një peticioni nga ana e Organizatave të veteranëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me anë të të cilit kërkohet nga parlamenti të ndryshohet dhe plotësohet ligji për Gjykatën e Posaçme për krime lufte, të cilën ata e cilësojnë diskriminuese për Kosovën.

Burimi: https://www.zeriamerikes.com/a/4215495.html


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

🎉Celebrating the 10th anniversary of impactful work, the Balkans Group has been at the forefront of addressing Kosovo's and the region’s most pressing challenges.

Through supporting peace, fostering dialogue between Kosovo and Serbia, strengthening institutions, advancing…

4

Load More