Ndërmarrjet publike në komunat veriore të Kosovës: Të ngelura në status-quo

4 dhjetor 2016 – Marrëveshja e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, e nënshkruar në prill të vitit 2013, solli ndryshime të papara në katër komunat veriore të Kosovës. Administrata serbe duhej të shpërbëhej dhe të zëvendësohej me një kosovare. Zgjedhjet lokale u mbajtën në tërë Kosovën, përfshirë veriun, në vitin 2013; policia është plotësisht e integruar në Kosovë; doganat janë themeluar; dhe procesi i integrimit të gjykatave në sistemin gjyqësor të Kosovës është në vazhdim e sipër. Megjithatë, shumë gjëra mbeten të njëjta. Serbët mbeten të varur nga institucionet serbe që vazhdojnë të funksionojnë pa ndërprerje. Qytetarët marrin shërbime nga kompanitë e financuara nga Beogradi. Kompanitë rajonale dhe lokale, nën autoritetin e qeverisë së Beogradit apo të qeverive komunale në veri të saj, nuk pranojnë të integrohen në kuadër të ligjit të Kosovës, nuk bashkëpunojnë me komunat e zgjedhura në Kosovë ose nuk përpiqen t’i përmirësojnë shërbimet. Kompanitë veprojnë në kushte të këqija, u mungon menaxhmenti, u nënshtrohen pengesave politike, dështojnë t’i inkasojnë faturat dhe nuk bëjnë përpjekje për t’u përmirësuar. Ata janë atje për të mbijetuar dhe, derisa nuk u kërkohet të paguajnë, qytetarët nuk kërkojnë më tepër. Lexo më shumë këtu.


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

🎉Celebrating the 10th anniversary of impactful work, the Balkans Group has been at the forefront of addressing Kosovo's and the region’s most pressing challenges.

Through supporting peace, fostering dialogue between Kosovo and Serbia, strengthening institutions, advancing…

4

Load More