Nënkryetarët e partive politike mbajnë një raund dy-ditor të dialogut në Tiranë

16-17 mars 2017 – Mundësuar nga Grupi për Ballkan, partitë politike mbajtën një raund të ri të bisedimeve. Ky raund dy-ditor u mbajt në Tiranë. Gjatë këtyre dy ditëve, dialogu ndihmoi në rritjen e mirëkuptimit dhe përmirësimin e bashkëpunimit mes qeverisë dhe opozitës. Partitë punuan për ta shpënë përpara udhërrëfyesin dhe për t’i identifikuar prioritetet që kërkojnë dialog dhe bashkëpunim urgjent mes partive parlamentare.

Udhërrëfyesi përmban tema që kërkojnë konsensus të gjerë politik (demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, transformimi i FSK-së, dialogu me Serbinë, reforma zgjedhore, reforma legjislative). Palët negociuan për të gjitha temat e interesit në mënyrë të hapur e miqësore.

Ky raund i dialogut shënon raundin e dhjetë të dialogut që nga fillimi i tij në mars të vitit 2016. Përfaqësuesit e partive u takuan dhe negociuan, si asnjëherë më parë, për çështje të vështira dhe pa praninë e anëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

The cyber tool kit of the Serbian regime includes 1000s of trolls on social media, spyware to monitory opponents & critics, an attempted blackmail of opposition with pictures from stolen laptop.

Load More