Njoftim për publikun

Prishtinë, 28 prill 2021

Grupi për Ballkan (BPRG) vazhdon të ofrojë mbështetje për institucionet e Republikës së Kosovës në fushat thelbësore të shtet-ndërtimit, për forcimin e institucioneve dhe politik-bërjen, reformat që ndërlidhen me agjendat evropiane, zhvillimin e dialogut me Serbinë dhe bashkëpunimin politik.

Në frymën e këtyre përpjekjeve, Grupi për Ballkan ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Ambasadën e Norvegjisë më datën 22 prill 2021. Ky memorandum përcakton modalitetet për angazhimin e ekspertëve të jashtëm për procesin e dialogut me Serbinë dhe agjendave tjera që ndërlidhen me dialogun.

Ekspertët e angazhuar ofrojnë ekpertizë, mbështetje profesionle dhe pëmbajtësore për procesin e dialogut,  dhe i vihen në dispozicion Kryeministrit, kabinetit të tij dhe Zëvendëskryeministrit për Integrime evropiane, Zhvillim dhe Dialog.  Expertët e jashtëm nuk kanë rol përfaqësues apo udhëheqës dhe kontraktohen vetëm nga Grupi për Balkan.

Ekspertët e angazhuar deri më tani janë: Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Robert Muharremi, Muhamet Mustafa, Veton Surroi. Së shpejti grupit të ekspertëve, pritet t’i bashkohet edhe Blerim Shala. Ekspertë të tjerë mund të ftohen dhe angazhohen varësisht nevojave të qeverisë dhe dinamikës së procesit të dialogut.

Ky aktivitet përbën njërin nga komponentet programore të Grupit për Balkan, të cilat implementohen me mbështetjen e Qeverisë së Norvegjisë, në kuadër të kornizës “Zhvillimi i paqes & shtet-ndërtimit dhe avancimi i agjendës Evropiane”.


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

🎉Celebrating the 10th anniversary of impactful work, the Balkans Group has been at the forefront of addressing Kosovo's and the region’s most pressing challenges.

Through supporting peace, fostering dialogue between Kosovo and Serbia, strengthening institutions, advancing…

4

Load More