Partitë Pa Marrëveshje për Demarkacionin

Përfaqësues të pesë partive politike parlamentare, edhe pse ka një kohë që po takohen, nuk kanë arritur të afrojnë qëndrimet për marrëveshjet e nënshkruara në gushtin e vitit të kaluar.

Takimet janë duke u zhvilluar që më tepër se 3 muaj me ndërmjetësimin e ambasadave të Vendeve të Quint-it dhe njohësit të çështjeve politike Naim Rashitit.

Sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën Bilall Sherifi tregoi për KALLXO.com se çfarë synohet me këto takime.

“Ideja e të gjitha takimeve, por sidomos e këtij të fundit, është që të shihet sa është e mundur që sa i përket çështjes së demarkacionit të bashkëbisedojmë dhe të dalim me një ide të përbashkët se si ta nxjerrim vendin nga kjo situatë të cilën e ka sjellë kjo qeveri përmes kësaj marrëveshjeje,” tha Sherifi.

Ai deklaroi se partitë në pushtet por edhe opozita vazhdojnë t’i mbajnë qëndrimet që kanë pasur për demarkacionin.

“Duhet t’i jepet fund këtij procesi të deritashëm dhe të gjendet ndonjë modalitet për të krijuar një proces të ri. Nuk them që është kryer, partitë në pushtet vazhdojnë t’i kenë pozicionet e tyre, ashtu qysh edhe partitë opozitare i kanë pozicionet e tyre,” tha Sherifi.

Ai pret që partnerët e koalicionit qeverisës t’i qasen më me seriozitet këtyre takimeve.

“Presim që me të njëjtin seriozitet që u jemi qasur ne, t’i qasen edhe partitë e pushtetit, apo edhe dy partitë tjera opozitare,” tha Sherifi.

Ai njoftoi se ende nuk është vendosur se kur do ta zhvillohet takimi i radhës, por bëri të ditur se deri nga fundi i javës së ardhshme të kenë një deklaratë të përbashkët.

Burimi: https://kosovapost.net/demarkacioni-ka-perfunduar-trupi-punues-ta-shenoje-kufirin/



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

The Berlin Process: Ahead of the summit, the @BalkansGroup, in cooperation with the @sudosteuropa and @AspenGermany, hosted an advocacy roundtable with SHERPAs, representatives of the WB governments, and civil society. 🇩🇪 and 🇳🇴 Envoys for WB contributed to the event.

Load More