Përshtypjet e mia për integrimin e gjyqësorit në Mitrovicë

Jam prokurore në Gjykatën Themelore të Mitrovicës. Jetoj në Mitrovicën e Veriut bashkë me familjen time. Që nga viti 1994 kam punuar për gjyqësorin serb; fillimisht si praktikante, më pas bashkëpunëtore profesionale, e më vonë si prokurore.

Integrimi jonë në sistemin gjyqësor të Kosovës ndodhi në vitin 2017. Në fillim të punës sonë, përkthimi ishte problemi kryesor, por tani, me rritjen e numrit të personelit dhe të përkthyesve, kjo çështje është zgjidhur plotësisht.

Sipas mendimit tim, procesi i integrimit gjyqësor ka përfunduar me sukses. Ekziston një shkallë e lartë e bashkëpunimit midis prokurorisë, policisë dhe gjykatës, dhe njëra nuk mund të funksionojë pa tjetrën. Të gjithë angazhohemi në punën tonë dhe jemi të gatshëm t’u shërbejmë qytetarëve, dhe kjo do të kontribuojë në sigurimin e besimit të tyre ndaj institucioneve tona.

Zyra e Prokurorit Themelor në Mitrovicë ka juridiksion mbi territorin e gjashtë komunave. Sipas mendimit tim, marrëdhëniet mes stafit në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë janë në nivel të lakmueshëm, promovojnë bashkëpunim dhe mbështetjen e ndërsjellë mes kolegëve të të gjitha etnive. Çdokush kryen punën e tij/saj për të siguruar mos vonesën e gjykimeve. Besoj që proceset gjyqësore janë relativisht të shpejta, bashkëpunimi mes profesionistëve gjyqësorë është konsoliduar dhe tashmë jemi të përqendruar në zhvillimin e marrëdhënieve të drejta e profesionale.

Kur sistemi u integrua, ekzistonte një grumbull i lëndëve të vjetra të cilat ishte vështirë të trajtoheshin. Sot, një numër i madh i atyre lëndëve të vjetra janë zgjidhur dhe mbyllur. Të dhënat tregojnë se në fund të vitit 2017 në regjistrin e gjykatave kishte 10.768 lëndë të vjetra. 4.044 raste të reja arritën në vitin 2018. Po në të njëjtin vit u zgjidhën gjithsej 5.883 lëndë. Kjo do të thotë se mbi 30 përqind të lëndëve të paraqitura janë zgjidhur vetëm në vitin 2019, pra një vit pas integrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. 429 lëndë të cilat kanë qenë në përgjegjësinë time si prokurore janë mbyllur, dhe kjo flet për kontributin tim në Gjykatën Themelore të Mitrovicës që nga integrimi i gjyqësorit. Qytetarët tani mund të pajisen me certifikata që nuk janë nën hetime penale dhe dokumente të tjera të lëshuara nga gjykatat lokale dhe stacionet policore.

Funksionimi i gjyqësorit ka pasur ndikime të dukshme pozitive për qytetarët, duke marrë parasysh faktin që numri i veprave penale dhe krimeve është zvogëluar. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në vitin 2019 ka pasur një rënie të përgjithshme prej 13,7 përqind të veprave penale të regjistruara, krahasuar me vitin 2018.

Gjatë janarit dhe shkurtit të vitit 2019 kemi pasur 60 raste të raportuara të dhunës në familje, ndërsa në qershor dhe korrik kemi pasur vetëm 20 raste të tilla. Ky është tregues i qartë se numri i rasteve të dhunës në familje është zvogëluar. Në gjashtë muajt e fundit të vitit 2018, 16 persona janë arrestuar për dhunë në familje. Midis janarit dhe korrikut të vitit 2019, kemi arrestuar vetëm nëntë të dyshuar.

Jam e sigurtë se këto të dhëna tregojnë se vetëdijesimi i qytetarëve rritet, kur që ata e kuptojnë se gjykatat tani funksionojnë dhe se kushdo që kryen vepër penale do të ndiqet penalisht. Njerëzit më parë u jepnin përparësi zakoneve tradicionale ndaj gjykatave, por sot ata i raportojnë rastet e tyre, dhe të njëjtat tashmë janë duke u shqyrtuar. Këto janë efektet e integrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Unë jam poashtu edhe Koordinatore për luftën ndaj dhunës në familje. Përmes kontakteve të përditshme me viktima dhe qytetarë kemi arritur rezultate të konsiderueshme në uljen e nivelit të këtij krimi. Shumë institucione janë përfshirë në trajtimin e kësaj problematike. Prokurorët bashkëpunojnë ngushtë me policinë, mbrojtësit dhe avokatët e viktimave dhe me Qendrën për Punë Sociale, dhe të gjithë janë të përkushtuar në zgjidhjen e shpejtë të problemeve që kanë të bëjnë me dhunën në familje.

Të gjithë kemi përfituar nga integrimi i gjyqësorit. Besoj se përmes gjithëpërfshirjes dhe bashkëpunimit do të arrijmë rezultate më të mira, do të zvogëlojmë numrin e krimeve dhe të veprave penale dhe do të rrisim sigurinë për të gjithë qytetarët.

Ky është mendim personal i një profesionisteje të lëmisë.

Ky artikull është prodhuar me ndihmën financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë dhe të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e vetme e Grupit për Politika dhe Avokim Kosovë – Serbi dhe në asnjë mënyrë nuk mund t’i pasqyrojë pikëpamjet e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë apo të Bashkimit Evropian.


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

🎉Celebrating the 10th anniversary of impactful work, the Balkans Group has been at the forefront of addressing Kosovo's and the region’s most pressing challenges.

Through supporting peace, fostering dialogue between Kosovo and Serbia, strengthening institutions, advancing…

4

Load More