Prishtinë: Tryeza për fuqizimin e grupit të grave deputete përmes bashkëpunimit rajonal

17 janar 2020 – Grupi për Ballkan organizoi tryezën e gjashtë dhe të fundit nga seria e konsultimeve, si pjesë e projektit “Fuqizimi i rolit të grupit të grave deputete  përmes bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit të marrëdhënieve të tyre me mediat”.

Debati mblodhi së bashku gra anëtare të asamblesë komunale nga rajoni i Prishtinës, zyrtarë komunalë për barazi gjinore dhe deputete të sapo zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, Znj. Mimoza Kusari, Znj. Eliza Hoxha, Znj. Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe Znj. Valdete Idrizi.

Znj. Mimoza Kusari Lila – deputete nga Alternativa – argumentoi për mekanizma më gjithëpërfshirës në zbatimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në nivelin lokal dhe kombëtar. Znj. Kusari theksoi dështimin e organeve komunale për të identifikuar projektet dhe investimet kapitale që synojnë hendekun e (pa)barazisë gjinore. Për më tepër, znj. Kusari u bëri thirrje grave anëtare të komunës që të japin përparësi dhe të punojnë për adresimin e çështjeve të grave gjatë gjithë kohës së tyre.

Znj. Eliza Hoxha – deputete nga PDK – e atribuoi mungesën e fuqizimit të grave tek niveli themelor-familja. Ajo theksoi se gratë shpesh janë anashkaluar gjatë marrjes së roleve vendimmarrëse në sferën publike si rezultat i angazhimeve të tyre personale në familje.

Znj. Valdete Idrizi nga ana tjetër – deputete nga PDK – ndau përvojën e saj si anëtare e shoqërisë civile dhe si figurë politike në luftën drejt arritjes së politikave të barabarta gjinore. Në veçanti, znj. Idrizi nënvizoi luftën politike për emërimin e grave Ambasadore. Sipas znj. Idrizi, këmbëngulja e grave deputete në shtytjen për gratë e emëruara ambasadore ishte një çështje që shkoi përtej përkatësisë partiake.

Znj. Fatmire Mulhaxha Kollçaku – deputete nga LVV – u dha këshilla konstruktive grave anëtare të komunës se si të arrihet konsensusi më i madh për çështjet gjinore. Ndër të tjera, znj. Mullhaxha Kollçaku u bëri thirrje grave anëtare të thellojnë bashkëpunimin mes vete pavarësisht përkatësisë partiake që mund të kenë.

Përveç pikave të ngritura nga gratë deputete, tryeza e rrumbullakët shërbeu si një platformë për anëtarët e asamblesë komunale për të ngritur çështjet specifike të grave që lidhen me kornizat ekzistuese ligjore që kërkojnë ndryshime.

Projekti synon të forcojë më tej ndikimin e Grupit të Grave dhe të zgjerojë shtrirjen e saj duke rritur bashkëpunimin me gratë asambleiste në nivel komunal. Projekti do të ndihmojë të vendos një bashkëpunim më të qëndrueshëm mes grave deputete dhe grave asambleiste në nivel komunal, do rritë bashkëpunimin me mediat, si dhe do të lehtësojë inicimin e dialogut publik në nivelin lokal dhe nacional, duke krijuar një marrëdhënie të qëndrueshme midis grupit të grave dhe mediave përmes aktiviteteve të vazhdueshme. Aktivitete të tjera të projektit që mbështesin Grupin e Grave përfshijnë edhe një trajnim intensiv për përdorimin e rrjeteve sociale për gratë deputete, takime me përfaqësuesit e mediave dhe një konferencë përmbyllëse.

Projekti “Fuqizimi i rolit të grupit të grave deputete përmes bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit të marrëdhënies me mediat” financohet nga Fondi i Iniciativave Lokale të Kanadasë (CFLI) – një iniciativë e Qeverisë së Kanadasë”.


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

🎉Celebrating the 10th anniversary of impactful work, the Balkans Group has been at the forefront of addressing Kosovo's and the region’s most pressing challenges.

Through supporting peace, fostering dialogue between Kosovo and Serbia, strengthening institutions, advancing…

4

Load More