Naim Rashiti, analist nga Grupi i Ballkanit për Politika, thënë se Qeveria ndoshta ka gabuar me mënyrën se si e ka shkarkuar Bordin e Agjencisë së Akreditimit, por se ky i fundit ka bërë “kerrdi” në arsim.
Sipas Rashitit, Qeveria duhet te hetoj bordin dhe të vendos për një bord të ri, me mandat shumë më të definuar, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë i tij në facebook:
Ndoshta qeveria ka gabuar me mënyrën se si e ka shkarkuar Bordin e Agjencisë se Akreditimit. Por ky bord ka bere kerrdi ne arsim, ka mbyll programe te çmuara ne universitete publike e ka hapur programe te mjekësisë ne universitete private fantome. Konsekuencat e këtyre vendimeve do te shihen shume shpejt.
Qeveria duhet te hetoj bordin dhe se bashku me te gjitha institucionet tjera, universitetin dhe grupet profesionale te vendos për një bord te ri, me mandat shume me te definuar.
Duhet te ndalet kjo katrahure ne arsimin e larte. Grupet e interesit kane ngulfatur arsimin dhe e kane kthye ne biznes shume te dobishëm material, por tmerrësisht te ulet ne cilësi. Institucionet publike ua kane mundësuar ketë.