Rashiti: SHBA-ja dhe BE-ja presin që deri në prill të ketë një marrëveshje Kosovë-Serbi

Kosova dhe Serbia kanë hyrë në një periudhë që është cilësuar përfundimtare të bisedimeve, për një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre dhe presidentët e dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq, në ligjërimin e tyre politik kanë përfshirë edhe mundësinë e ndryshimit të kufijve.

Por, a po vazhdon kjo ide të ketë përkrahje në bisedimet që po zhvillohen në Bruksel?

Naim Rashiti, drejtor ekzekutiv i Grupit Ballkanik për hartimin e politikave, tha në një bisedë për Zërin e Amerikës, se çështja e ndryshimit të kufijve vazhdon të mbetet në tryeze si mundësi për një zgjidhje përfundimtare.

“Një marrëveshje e tillë e cila do të përfshinte njohjen dhe që do të mund të përfshinte ndryshimin e kufijve, assesi nuk do të jetë ndarje e njëanshme por mund të jetë eventualisht ndryshim i kufijve në veri dhe Luginë të Preshevës. Por, është një prej versioneve që kabineti i zonjës Mogherini vazhdon të procesojë me të”, tha Rashiti.

Ai thotë se përqendrimi i lehtësuesit të bisedimeve është të sigurojë një projekt marrëveshje, e cila pastaj do të vendoset në një format për këshillime përfundimtare. Sipas tij, bisedimet mbeten të mbyllura në qarqe shumë të ngushta në Bruksel dhe me këshillime me Departamentin amerikan të Shtetit.

“Pritjet amerikane dhe të Bashkimit Evropian janë që deri në mars ose prill të ketë një projekt-marrëveshje dhe të ketë eventualisht një konferencë përfundimtare e cila do ta përmbyllte procesin. Këto janë pritjet e qarqeve kryesore e që ka shumë pak besim që mund të kryhet”, tha ai.

Burimi: https://telegrafi.com/rashiti-shba-ja-dhe-ja-presin-qe-deri-ne-prill-te-kete-nje-marreveshje-kosove-serbi/



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

The Berlin Process: Ahead of the summit, the @BalkansGroup, in cooperation with the @sudosteuropa and @AspenGermany, hosted an advocacy roundtable with SHERPAs, representatives of the WB governments, and civil society. 🇩🇪 and 🇳🇴 Envoys for WB contributed to the event.

Load More