Seminar ekspertësh për fazën përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi dhe përgatitjet për Kosovën

24 korrik 2018 – Grupi për Ballkan organizoi një seminar njëditor me ekspertë nga shoqëria civile, mediat, qeveria dhe partitë politike për ta analizuar, diskutuar dhe parashikuar procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë. Analiza e thelluar e dialogut, përgatitjeve, kontekstit, vendor dhe ndërkombëtar u bë në formën e analizës SWOT dhe hartimin e një analize SWOT. Ekspertët diskutuan kontekstet e Kosovës dhe mënyrat si vendi mund të përgatitet më mirë për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë dhe opsionet që Kosova mund dhe duhet t’i marrë parasysh. Ushtrimi synonte t’i përfshinte dhe shtjellonte të gjitha këndvështrimet dhe pikëpamjet e ndryshme, aktorët e ndryshëm politikë dhe socialë në Kosovë. Një pjesë e diskutimeve të ekspertëve është vënë në skenarë të ndryshëm të suksesit apo të dështimit të dialogut. Ky aktivitet u mbështet nga Ambasada Norvegjeze në Kosovë dhe Departamenti Federal i Punëve të Jashtme i Zvicrës.



Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7,
Prishtina
10000, Kosovo


Opening Hours:

Mon – Fri: 09:00  – 17:00

 

Connect with us:

The Berlin Process: Ahead of the summit, the @BalkansGroup, in cooperation with the @sudosteuropa and @AspenGermany, hosted an advocacy roundtable with SHERPAs, representatives of the WB governments, and civil society. 🇩🇪 and 🇳🇴 Envoys for WB contributed to the event.

Load More