04 tetor 2018 – Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan ka organizuar një trajnim dy-ditor (2-3 tetor 2018) mbi Raportimin për standardet e sundimit të ligjit në Kosovë, si pjesë e projektit rajonal “Fuqizimi i raportimit për standardet e sundimit të ligjit në Serbi, Maqedoni , Kosovë, Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë”, financuar nga Shoqata e Avokatëve Amerikanë dhe zbatuar nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan. Në këtë trajnim morën pjesë 21 veta, ndër ta gazetarë të rinj, studentë të gazetarisë dhe të juridikut. Në ditën e parë të trajnimit u mbajt ligjërata për procedurën penale nga dy avokatët e shquar: z. Artan Qerkini dhe znj. Rina Kika. Në ditën e dytë, znj. Flutura Kusari, avokate e mediave, dhe z. Kreshnik Gashi, nga BIRN Kosova, ligjëruan për përgjegjësitë etike e ligjore të gazetarëve.