Koha.net: Subjektet politike miratuan Deklaratën për kodin e mirësjelljes

Përfaqësuesit e subjekteve politike konfirmuan angazhimin e tyre për mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve më 11 qershor 2017, avansimin demokratik dhe konsolidimin e insitucioneve të Kosovës. Deklarata u miratua në takimin e mbajtur sot me datën 1 qershor. 2017, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Me miratimin e Deklaratës në lidhje me kodin e mirësjelljes për mbarëvajten e procesit zgjedhor, subjektet angazhohen për një fushatë fer, dinjitoze, në kuadër të normave demokratike pa përdorim të gjuhës së urrejtjes dhe duke respektuar njëri tjetrin.

Subjektet shprehin besimin e plotë se procesi zgjedhor do të jetë i ndershëm dhe demokratik.

Subjektet ftojnë të gjithë anëtarët, kandidatët e tyre, partnerët e koalicionet që t’ju përmbahen këtyre parimeve.

Po ashtu, ftohen të gjitha organizatat jo qeveritare, qeveritare dhe ato ndërkombëtare të bëjnë monitorimin e procesit zgjedhor dhe zbatimin e këtyre parimeve.

Subjeket bëjnë thirrje për adresimin e çdo pengese eventuale për pjesëmarrje të gjerë në zgjedhje dhe zotohen për pranimin e rezultateve. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka siguroi subjektet se çdo ankesë apo parregullësi e mundshme do të adresohet para certifikimit të zgjedhjeve.

Miratimi i deklaratës u bë në prani të kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor, përfaqësuesve të misionit të BE-së, të ambasadës së Zvicrës, Norvegjisë, SHBA-ve dhe Gjermanisë.

Ky takim u lehtësua nga Grupi për Ballkan, në kuadër të dialogut politik mes subjekteve parlamentare. Dialogu politik mbështetet financiarisht nga Qeveria e Zvicrës dhe e Norvegjisë.

Image

Burimi: https://www.koha.net/zgjedhjet-lajme/22513/subjektet-politike-miratuan-deklaraten-per-kodin-e-miresjelljes/


 

Qamil Hoxha street ob. no. 29
appartment no. 7, Prishtina
10000, Kosovo

 

Opening Hours:

Mon – Fri: 08:30  – 16:30

 

Connect with us:

📣 Balkans Group is looking for a Finance and Admin Intern to join our team.

👉 The closing date for applications is 15 November 2024.

🖇 For more details, visit the link: https://shorturl.at/JcTEe

Load More